Ish-kreu i Kuvendit dhe ish-deputeti socialist Namik Dokle ka ndarë një foto të veçantë në rrjetet sociale, ku shihet duke u përshëndetur me deputetin Erion Braçe, në rrugën përpara Kryesisë së Kuvendit, në kuadër të 34-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste.
Në postimin e tij, Dokle shprehet i emocionuar që urimet e para për këtë përvjetor të rëndësishëm i mori nga ish-kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, nëpërmjet një telefonate, dhe nga Erion Braçe me një përqafim të ngrohtë.
“Çfarë kënaqësie (dhe rastësi e bukur) që në mëngjesin e 34-vjetorit të themelimit të PS, dy urimet e para t’i merrja nga një telefonatë e Gramoz Ruçit dhe nga një përqafim i Erion Braçes. Socialistë emblematikë!”, shkruan Dokle në Facebook.
“Socialistë emblematikë”, Namik Dokle ndan një moment simbolik në 34-vjetorin e PS: Ja nga kush i mora urimet e para