Jeta që nuk nisi kurrë: Zbulohet historia e trishtë e familjes që h*mbi jetën në tr*gjedinë ajrore

Një nga historitë më prekëse që del në dritë pas rrëzimit tragjik të avionit të Air India është ajo e familjes Joshi, e cila ishte në prag të nisjes së një kapitulli të ri në jetë.

Dr. Pratik Joshi, mjek me përvojë, kishte jetuar në Londër për gjashtë vitet e fundit. Gjatë gjithë kësaj kohe, kishte punuar me përkushtim me synimin që një ditë të sillte edhe bashkëshorten dhe tre fëmijët e tij të mitur nga India, për të ndërtuar së bashku një jetë të re në Britaninë e Madhe.

Pas shumë përpjekjesh, dokumentacionesh dhe pritjesh të gjata, ëndrra e tyre nisi të bëhej realitet. Vetëm dy ditë më parë, bashkëshortja e tij, Dr. Komi Vyas, gjithashtu profesioniste në fushën e mjekësisë, kishte dhënë dorëheqjen nga puna në Indi. Valixhet ishin bërë gati, përshëndetjet ishin dhënë, dhe e ardhmja dukej e ndritshme.

Në mëngjesin e sotëm, familja pesëanëtarëshe hipi në fluturimin Air India 171 me destinacion Londrën. Para nisjes, ata realizuan një foto të përbashkët dhe ia dërguan të afërmve – një kujtim i gëzueshëm për fillimin e jetës së re.

Por ajo jetë nuk nisi kurrë. Aeroplani u rrëzua gjatë fluturimit, dhe asnjë prej pasagjerëve nuk mbijetoi.

Brenda pak çastesh, gjithçka u shua – ëndrrat, përpjekjet, dhe shpresat e një familjeje të tërë. Një ngjarje që përkujton në mënyrë të dhimbshme sa e brishtë është jeta dhe sa lehtë mund të ndryshojë rrjedha e saj pa paralajmërim.