Kam një muhabet’ –Vr*sja e Selim Velsulës nga kushëriri tr*ndit Klosin. Çfarë i tha v*ktimës para se ta ”

Detaje të reja dalin nga vrasja e 65-vjeçarit Selim Velsula, i cili u masakrua me thikë mbrëmjen e së mërkurës (11 Maj) dyshohet nga kushëriri i tij,  28-vjeçari Hazbi Velsula.

Autori i dyshuar, Hazbi Velsula
Autori i dyshuar, Hazbi Velsula

Viktima mësohet se jetonte prej vitesh  në fshatin Xibër-Murrizë të bashkisë Klos së bashku me bashkëshorten e tij dhe kishte një jetë të qetë. Rreth orës 16:00, ai i kishte kërkuar gruas që ta ndihmonte për të nxjerrë bagëtinë në pronat e tyre mbi fshat.

Pasi kishte nxjerrë bagëtitë, ai është kthyer për të marrë një shishe me ujë dhe ishte afruar sërish në zonën ku mbante bagëtinë.

Në ato momente kushëriri i tij, 28-vjeçari Hazbi Velsula, i cili prej vitesh jetonte në zonat rurale të Tiranës, por kohët e fundit ishte rikthyer në pronat familjare në Xibër, i kishte bërë thirrje viktimës të afrohej, duke i thënë se kishte “një muhabet”.

Më pas e ka sulmuar me thikë duke e goditur disa herë dhe i ka shkaktuar plagë të rënda. Selim Velsula ka rënë menjëherë në tokë nga goditjet, ndërsa autori është larguar nga vendngjarja duke u arratisur.

Viktima, edhe pse i plagosur rëndë, ka tentuar të kthehet drejt banesës, por nuk ia ka dalë. Në rrugën e fshatit është gjetur i shtrirë dhe pa shenja jete nga një banor i zonës, i cili po shkonte të merrte ujë për vaditje. Ky i fundit ka njoftuar menjëherë bashkëshorten e viktimës dhe më pas banorët e tjerë.

Mësohet se autori i dyshuar, Hazbi Velsula, pas krimit ka telefonuar motrën e tij, duke i thënë: “E bëra vrasjen me mjet prerës.”

Motra ka njoftuar policinë dhe forcat e policisë kanë rrethuar zonën ku ishte fshehur autori. Dyshohet se autori i ngjarjes vuante nga probleme të shëndetit mendor.