Një ministër i MADH në b*rg! Ja kush do jete ‘dhurata e fundit’ e Altin Dumanit ndaj Shqiptareve

Pak muaj para se t’i mbarojë mandati si kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani duket se nuk ka ndërmend të largohet në heshtje.

Në faqen zyrtare të Prokurorisë së Posaçme, në Regjistrin e Transparencës, SPAK tregon se 1 ministër i qeverisë Rama është aktualisht nën hetim.

Pa përmendur emra dhe pa dhënë hollësi, por me mjaftueshëm tension për të ndezur opinionin publik dhe për të dhënë sinjale të qarta: drejtësia po troket edhe në dyert më të larta të pushtetit, aty ku deri më tani ka qenë shumë e vështirë për të arritur.

Në qeveri tashmë kanë filluar të dridhen duke pritur të dalë emri i ministrit që SPAK e ka nën hetim, pasi secili prej tyre e di mirë se është përfshirë në afera korruptive, me bindjen se drejtësia e vjetër nuk do të trokiste kurrë në derën e tyre.

Por tashmë gjërat kanë ndryshuar, sidomos pas 16 Dhjetorit të vitit 2022, kur në krye të SPAK erdhi Altin Dumani, që shumë shpejt u shndërrua për shqiptarët në simbolin e një shprese për drejtësi.

Që prej marrjes së detyrës si drejtues i SPAK, ai ka firmosur mbi një numër të konsiderueshëm çështjesh që përfshijnë politikanë, zyrtarë të lartë, ish-ministra dhe biznesmenë të mëdhenj. Me një qëndrim të ftohtë publikisht, por me lëvizje që kanë lënë gjurmë të thella në drejtësinë e re të Shqipërisë.

Hetimi i një ministri nuk është vetëm një lajm, por një sinjal që rrjeta e drejtësisë po ngushtohet. Nëse ky hetim përfundon me një masë arresti, atëherë mund të themi në mënyrë simbolike se kjo do të jetë dhurata e fundit e Dumanit për qytetarët shqiptarë para se të largohet nga drejtimi i SPAK në dhjetor.

A do të jetë ky rasti që do të kurorëzojë mandatin e Dumanit me një bilanc të fortë përballë qytetarëve dhe historisë? Apo thjesht një lëvizje e fundit në një betejë që do të vijojë përtej tij?

Këtyre pyetjeve nuk mund t’i japim ende përgjigje, por një gjë është e qartë: Largimi i Altin Dumanit nga drejtimi i SPAK nuk do ndodhë me qetësi!