Vajza e Selim Velsulës, 56-vjeçarit që u masakruan me thikë mbrëmjen e së mërkurës (11 Maj) në Klos, është shprehur se nuk do e falin gjakun e babait të saj.
Ajo ka deklaruar se autori i krimit duhet të dënohet me burgim të përjetshëm, ose paralajmëroi “ne do t’i shkojmë kësaj gjejë deri në fund”.
Vajza e viktimës u shpreh se 32-vjeçari nuk ishte në depresion dhe se kishte ardhur i përgatitut nga Tirana.
Ndërsa deklaroi se babai i saj ishte duke kullotur bagëtitë kur Hazbi Velsula e goditi me thikë.
“Ai nuk është në depresion. Ka ardhur me vetëdije, ka ardhur i përgatitur nga Tirana. Im atë ishte duke kullotur bagëtitë.
Ne nuk e falim kurrë gjakun, të dënohet me burgim të përjetshëm ose ne do t’i shkojmë kësaj gjejë deri në fund. Nuk e falim gjakun. Ka ardhur nga Tirana i përgatitur për këtë punë. E ka tërhequr zvarrë, e ka lënë shuk aty dhe ka ikur”, tha ai.
Blutë informojnë se viktima dhe autori fillimisht janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta dhe më pas 32-vjeçari ka goditur me thikë kushëririn e tij duke i shkaktuar vdekjen.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Xibër-Murrizë mbrëmjen e së mërkurës (11 Maj) dhe autori pas krimit u arratis drejt Tiranës.
32-vjeçari, banues në Allias, pas vrasjes së kushëririt të tij ishte strehuar në banesën e të vëllait.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua thika që dyshohet se është përdorur nga autori.
Njoftimi i policisë:
Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku u gjet pa shenja jete, dyshohet i vrarë me armë të ftohtë (thikë), shtetasi S.V.
Vihet në pranga autori i vrasjes.
Autori u kap në mesnatë nga shërbimet e DVP Tiranë, në Allias.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Personit në DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur më datë 11.06.2025, në fshatin Xibër-Murrizë, ku pranë pronës së tij u gjet pa shenja jete dhe me dëmtime në trup të shkaktuara me mjet prerës, shtetasi S.V., 65 vjeç, banues në këtë fshat, kanë organizuar punën për nxjerrjen e autorit përpara përgjegjësisë penale dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, u zbardh dinamika e ngjarjes. Nga veprimet e kryera, dyshohet se shtetasit H.V. dhe S.V. fillimisht janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta dhe më pas shtetasi H.V. e ka goditur me armë të ftohtë (thikë) shtetasin S.V., duke i shkaktuar vdekjen.
Po në vijim të veprimeve, falë një informacioni të marrë nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë për vendndodhjen e autorit të dyshuar, shërbimet e DVP Tiranë kapën në lagjen Allias dhe vunë në pranga autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin H.V., 32 vjeç, banues në Allias, i cili pas krimit ishte strehuar në banesën e vëllait.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua arma e ftohtë (thikë), që dyshohet se është përdorur nga autori.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.