E fundit! Arr*stimi i nënës, Geti thyen heshtjen dhe ben reagimin e papritur, cfare i ka ndodhur

Nëna e reperit të njohur Getoar Selimi është bërë kryetemë në median vendore dhe më gjerë pas një zhvillimi të papritur.

Znj. Florije Selimi, zyrtare në Ministrinë e Infrastrukturës, është arrestuar së bashku me dy kolege të tjera në kuadër të një hetimi për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka konfirmuar për mediat se aksioni është zhvilluar me autorizim të Prokurorisë kompetente dhe se hetimet përfshijnë disa persona të dyshuar.

Arrestimi i nënës së Getoarit e cila u lirua dje bashkë me koleget pas intervistimit, ndodhi në një moment delikat, teksa ai është në përgatitjet finale për promovimin e albumit më të ri në karrierën e tij, “5 kurora”, që shënon një rikthim me peshë në skenën muzikore pas një kohe të gjatë.

Ftesat për eventin ekskluziv në Zone Club tashmë kishin nisur të shpërndaheshin, dhe projekti po përgatitej me kujdes për një paraqitje sa më dinjitoze.

Për më shumë se 24 orë, Geti nuk kishte reaguar publikisht lidhur me situatën që përfshiu familjen e tij.

Por heshtja e tij u thye së fundmi përmes një postimi në InstaStory, ku publikoi posterin zyrtar të promovimit të albumit. Në të ai e bëri të qartë se pavarësisht zhvillimeve të fundit, eventi nuk do të shtyhet dhe mbetet i pandryshuar për datën 18 qershor.

Një reagim i heshtur, por i drejtpërdrejtë që sugjeron përqendrim total në muzikë dhe profesionalizëm në menaxhimin e një situate të ndjeshme.

Ndërkohë, mbetet e paqartë se  si do të zhvillohet më tej procedura ligjore ndaj znj. Florije dhe të tjerëve të përfshirë në rast. /Prive By Liberta Spahiu

Shënim: Çdo person i përfshirë në një hetim gëzon të drejtën e prezumimit të pafajësisë deri në një vendim përfundimtar të formës së prerë.