Lideri Suprem i Iranit, Khamenei i drejtohet Izraelit: Ti nise një l*ftë, nga sot BOTA do të

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, u zotua për hakmarrje për sulmet izraelite në një mesazh të regjistruar drejtuar kombit, të dhënë ndërsa raketat iraniane fluturonin drejt Izraelit.

Khamenei tha se ushtria ishte e përgatitur për kundërsulm

“Mos mendoni se ata goditën dhe gjithçka mbaroi. Jo. Ata filluan punën dhe filluan luftën. Ne nuk do t’i lejojmë ata të shpëtojnë të sigurt nga ky krim i madh që kryen.

Izraeli ka nisur të premten një valë sulmesh intensive në zemër të infrastrukturës bërthamore dhe ushtarake të Iranit, duke përdorur avionë luftarakë dhe dronë  për të goditur objektet kyçe dhe për të eliminuar gjeneralë dhe shkencëtarë të lartë iranianë.

Nga ana tjetër, një përgjigjie nga Teherani nuk vonoi. Irani dërgoi menjëherë dronë drejt Izraelit, duke shënuar një përshkallëzim të ndjeshëm të tensioneve në rajon. Udhëheqësi Suprem Ajatollah Ali Khamenei paralajmëroi për një “ndëshkim të rëndë” ndaj Izraelit, duke rritur rrezikun e një konflikti të gjerë.

I dërguari i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Danny Doron, deklaroi të premten se vendimi për të ndërmarrë sulmin ndaj Iranit gjatë orëve të para të mëngjesit nuk ishte marrë lehtësisht. Në një konferencë për shtyp, ai theksoi se ky veprim erdhi si reagim ndaj veprimeve të përsëritura armiqësore të regjimit iranian.

“Vendimi për të vepruar mbrëmë nuk u mor lehtë. Ai erdhi pas shkeljeve të përsëritura nga regjimi iranian, mashtrimit të vazhdueshëm dhe mungesës së pasojave kuptimplote ndërkombëtare,” u shpreh Doron para gazetarëve

Ai shtoi se Izraeli kishte “zbuluar prova të qarta” se Irani po planifikonte një sulm të befasishëm ndaj Izraelit dhe se veprimi i natës së kaluar ishte një masë parandaluese. “Izraeli nuk mund dhe nuk do të priste që të vinte ai moment,” tha Doron me vendosmëri.

Duke iu drejtuar popullit iranian, Doron theksoi se sulmi nuk ishte drejtuar kundër tyre, por ndaj strukturave ushtarake dhe udhëheqjes që përbëjnë kërcënim. “Po i them popullit iranian shumë drejtpërdrejt se nuk kemi asgjë kundër tyre. E dimë që po vuajnë. I kemi parë kushtet ku jetojnë… Lufta jonë nuk është kundër popullit të Iranit,” tha ai.

Sipas Doron, sulmi ishte planifikuar për t’u realizuar në një kohë kur civilët nuk ishin në rrugë, me qëllimin për të minimizuar humbjet njerëzore.