Ministri i Mbrojtjes i Izraelit: Irani kaloi vijat e kuqe, q*lloi mbi civilë, tani bota do shikoje si

Ministri i Mbrojtjes, Izrael Katz, thotë se Irani “ka kaluar vijat e kuqe pasi guxoi të qëllojë me raketa ndaj përqendrimeve të popullsisë civile në Izrael”.

“Ne do të vazhdojmë të mbrojmë qytetarët e Izraelit dhe të sigurohemi që regjimi i Ajatollahut të paguajë një çmim shumë të lartë për veprimet e tij të urryera”, shton ai.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u ka bërë thirrje iranianëve që t’i kundërvihen regjimit në Teheran dhe ta ndihmojnë Izraelin “t’u hapë rrugën për të arritur lirinë”.

Screenshot_28

Në një video të publikuar gjatë sulmit me raketa të Iranit ndaj Izraelit, Netanyahu thotë se objektivi i operacionit ushtarak të Izraelit është “të pengojë kërcënimin bërthamor dhe balistik të regjimit islamik ndaj nesh”.

Ai thotë se Izraeli ka asgjësuar një “pjesë të madhe” të arsenalit të raketave balistike të Iranit dhe “objektin e tij më të rëndësishëm të pasurimit”.

“Regjimi nuk e di se çfarë e ka goditur, ose çfarë do ta godasë. Nuk ka qenë kurrë më i dobët. Ka ardhur koha që populli iranian të bashkohet rreth flamurit dhe trashëgimisë së tij historike, duke u ngritur në këmbë për lirinë e tij nga regjimi i lig dhe shtypës”, u shpreh kryeministri izraelit.

Pas deklaratës së ushtrisë izraelite, e cila tha se sulmoi centralin bërthamor të Iranit në Isfahan, Irani nga ana e tij lëshoi sot  raketa ndaj Izraelit

Screenshot_25

Për rrjedhojë, Izraeli i bëri thirrje qytetarëve që të qendrojnë në strehimore deri në një njoftim të dytë.

Avionët e Forcave Ajrore sulmuan vendin bërthamor, ku zhvillohet procesi i rikonvertimit të uraniumit të pasuruar, sipas Forcave të Mbrojtjes Izraelite (IDF), raporton BBC.

IDF tha se ka “shkatërruar një strukturë për prodhimin e uraniumit metalik, infrastrukturën për konvertimin e uraniumit të pasuruar, laboratorët dhe infrastrukturën shtesë”.

Ndërkohë udhëheqësi iranian paralajmëroi për veprime të ashpra kundër Izraelit.

Screenshot_26

Pak para se Izraeli të deklaronte se kishte kryer sulme në uzinën bërthamore të Isfahanit, udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, paralajmëroi se forcat iraniane do të “veprojnë me forcë” kundër Izraelit.

Përmes një postimi në X ai paralajmëron se ata “nuk do të shpëtojnë të padëmtuar nga ky krim”.

“Kombi iranian mund të jetë i sigurt se nuk do të ketë mangësi në këtë drejtim.”

Gjithashtu sot pasdite u aktivizua mbrojtja ajrore në Teheran.

Mediat iraniane raportojnë se mbrojtja ajrore iraniane është aktivizuar në disa pjesë të Teheranit.