Raketat iraniane g*dasin shtepi! Ja cfare po i ben Irani

Një grua ka humbur jetën pas një goditjeje të drejtpërdrejtë raketore në qytetin Tamra, në Galilenë e Poshtme, ndërsa Irani ka qëlluar me një breshëri raketash drejt veriut të Izraelit.

Autoritetet izraelite bëjnë me dije se një prej raketave ka goditur një banesë dykatëshe në Tamra, ku përveç viktimës, janë plagosur edhe 14 persona të tjerë.

Gruaja u shpall e vdekur në vendngjarje nga ekipet e emergjencës, të cilat mbërritën menjëherë në vendin e sulmit.

Ky sulm vjen si pjesë e një përshkallëzimi të ri të tensioneve mes Iranit dhe Izraelit, që ka ngritur ndjeshëm nivelin e alarmit në të gjithë rajonin dhe rrezikun e një konflikti më të gjerë.

 

Në një telefonatë me Presidentin francez, Emmanuel Macron, Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka hedhur poshtë çdo mundësi për rifillimin e bisedimeve mbi marrëveshjen bërthamore, për sa kohë që sulmet izraelite në vijojnë.

Macron i kërkoi homologut të tij iranian të rikthehet në tryezën e dialogut, duke theksuar nevojën për përmbajtje maksimale dhe shmangie të përshkallëzimit në Lindjen e Mesme.

Ai nënvizoi se dialogu është i domosdoshëm për të ruajtur stabilitetin rajonal dhe për të parandaluar një krizë të re ndërkombëtare.

Por përgjigjja e Teheranit ishte e prerë: “Nëse agresioni izraelit vazhdon, nuk mund të flitet për negociata,” deklaroi Pezeshkian. Ai e bëri të qartë se çdo përpjekje diplomatike është e pamundur pa ndalimin e sulmeve ushtarake.

Ky zhvillim rrit tensionet në rajon dhe lë në pikëpyetje të ardhmen e marrëveshjes bërthamore, në një kohë kur situata në Lindjen e Mesme mbetet jashtëzakonisht e brishtë.

Presidenti rus Vladimir Putin dhe Presidenti amerikan Donald Trump kanë zhviulluar ditën e sotme një telefonatë mbi përshkallëzimin e luftës mes Izraelit dhe Iranit.

Presidenti rus, Vladimir Putin raportohet se ka telefonuar homologun e tij amerikan, Donald Trump ku dënoi sulmet izraelite ndaj territorit iranian, ndërsa të dy liderët nuk përjashtuan mundësinë e rikthimit të negociatave për programin bërthamor të Iranit, në një përpjekje për të ulur tensionet në rajon.

Sipas këshilltarit diplomatik të Kremlinit, Putin gjithashtu ka konfirmuar gatishmërinë e Moskës për të vijuar negociatat me Ukrainën, duke lënë të hapur derën për bisedime diplomatike në dy fronte të nxehta ndërkombëtare.