“E vr*va, ja cfare u bente vajzave…” Vr*u ish-gruan në mes të qytetit,

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Gentiana Hudhrës nga ish-bashkëshorti i saj, Nikollaq Hudhra, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin Tolentino, në provincën e Maceratës të Italisë.

Mediat italiane kanë zbardhur motivin e krimit referuar dëshmisë që shqiptari ka dhënë përpara autoriteteve pasi kreu krimin makabër. Nikollaq Hudhra është shprehur se e kreu krimin “për të shpëtuar fëmijët e tij”.

E paqartë vijontë mbetet marrëdhënia që çifti i divorcuar prej 3 vitesh kishin me njëri-tjetrin. Gentiana dhe Nikollaq Hudhra janë prindër të dy vajzave, 21 dhe 23 vjeçe. Shqiptari nuk rezulton të ketë pasur precedentë të mëparshme kriminale apo probleme psikike apo që Gentiana të jetë pajisur më me urdhër mbrojtje.

Masakroi me thikë ish-bashkëshorten në Itali, shqiptari zbulon

Pamje nga vendi i ngjarjes, autori i krimit

Si ndodhi ngjarja

Vrasja ka ndodhur pak pas orës 20:00, në viale Benadduci, në qendër të qytetit. Nikollaq Hudhra ka mbërritur në vendin ku dhe kreu vrasjen me monopatinë teksa ka qëlluar nga pas ish-bashkëshorten e tij me thikë në qafë dhe shpallur.

Edhe pasi ajo është rrëzuar në tokë, ai ka vijuar ta godasë, ndërsa më pas është ulur në një stol aty rpanë me sytë nga viktima duke pritur policinë për ta arrestuar.

Ndërkohë, vendi ku ndodhi krimi është kthyer në një pikë pelegrinazhi për banorët. Lule, shënime ngushëllimi dhe fjongo të kuqe janë vendosur mbi trotuar, ku njolla e gjakut është ende e dukshme.

Mes luleve, bie në sy një kartolinë e bardhë me një mesazh prekës mbi të shkruar me dorë, e ngjitur në një trëndafil të kuq: “R.I.P. Gentiana. Nga qielli, mbroji fëmijët e tu.”