Su*mohet në transmetim direkt televizioni shtetëror i Iranit

Transmetuesi shtetëror iranian është sulmuar nga Izraeli në një lidhje të drejtpërdrejtë.

Videoja, e cila qarkullon nëpër mediat sociale, tregon momentin e sulmit nga Forcat Ajrore Izraelite.

Në momentin e shpërthimit, gazetarja – në një edicion informativ – jep një paralajmërim ndaj Izraelit dhe më pas, një shpërthim i fortë dëgjohet.

Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme brenda në studion televizive, duke ndërprerë transmetimin.

Mësohet se ndërtesa kryesore dhe zyra të tjera në kryeqytetin iranian, Teheran, janë shkatërruar, me disa anëtarë të stafit të plagosur për vdekje.

Më poshtë gjeni videon e plotë:

 

Pas sulmit, gazetarët e plagosur dhe të lënduar kanë raportuar nga jashtë ndërtesës dëmet e shkaktuara në godinë dhe më pas është rikthyer edhe transmetimi live.