Stuhi raketash ne qiellin shqiptar? (video)

Gjatë fundjavës që sapo lamë pas, në media dhe rrjetet sociale është raportuar çdo zhvillim i tensioneve e luftës që duket se ka nisur mes Iranit dhe Izraelit.

Pamje të raketave që shndrisnin qiellin e dy vendeve dhe godisnin ndërtesa shumëkatëshe janë shpërndarë e komentuar gjerësisht në gjithë botën.

Por “raketa” të ngjashme si ato të Izraelit e Iranit duket se kanë përshkruar edhe qiellin shqiptar.

“Joq Albania” ka marrë me dhjetëra raportime nga qytetarë të ndryshëm të vendit, në Elbasan, Tiranë, Lezhë e Shkodër për raketa në qiell rreth orës 3-4 të mëngjesit.

Pamjet e mbërritura në redaksinë tonë tregojnë më së miri praninë e tyre, por askush nuk mund ta thotë nga kanë ardhur apo pse.