We rise together, we fall together” (NGRIHEMI BASHKË, RRËZOHEMI BASHKË) ka qenë dikur motoja e G99-çave që u përdhos në momentin kur Arbjan Mazniku që përflitet në rrethet e ngushta shoqërore bashkiake i maskuar si Nesti Angoni, u emërua ministër nga Rama.
Duket se lali i lëshuar, i cili ka kaluar nga një politikan me peshë në një tiktoker pas qelie fo e marrë me vetr fundosësin e tij…
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor dhe ish-nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku, është vendosur zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria e Posaçme SPAK, shkruan gazetari Elton Qyno.
Fillimisht, hetimet ndaj Maznikut u përqendruan në tenderat e Bashkisë së Tiranës dhe dyshimet për abuzim me detyrën. Tre muaj para zgjedhjeve parlamentare, agjentët e BKH-së ushtruan një kontroll në banesën e tij.
Nuk dihet ende çfarë është sekuestruar, por burimet për mediat konfirmojnë se një çështje e re pritet t’i kalojë SPAK-ut nga Prokuroria e Tiranës për shkak të moskompetencës.
Në kuadër të kësaj dosjeje, Mazniku është marrë në pyetje për një tender të dyshuar fiktiv që lidhet me rikonstruksionin e rrugës “Xhon Belushi” në zonën e Freskut, kohë kur ai mbante funksionin e nënkryetarit të bashkisë.
Por hetimet nuk ndalen këtu.
SPAK ka zgjeruar fokusin edhe te marrëdhëniet kontraktuale mes Bashkisë së Tiranës dhe restorantit “The Home”, një subjekt në bashkëpronësi të bashkëshortes së Maznikut, Marinela Lika. Bëhet fjalë për tendera me vlerë rreth 800 mijë euro, fituar nga ky restorant në bashkëpunim me kompaninë publike “Tirana DC” dhe vetë Bashkinë e Tiranës gjatë viteve 2021–2022.
Dyshohet për një konflikt të pastër interesi dhe abuzim me fondet publike, pasi në atë periudhë Mazniku jo vetëm ishte nënkryetar i bashkisë, por gjithashtu mbante postin e Kryetarit të Këshillit Administrativ në “Tirana DC”, pozitë nga e cila u largua në gusht 2024.
Sipas hetuesve, është pikërisht nga ky pozicion që Mazniku ka lejuar lëvrimin e fondeve në favor të restorantit që bashkëmenaxhohej nga bashkëshortja e tij. Një skemë që kujton modelin e përdorur nga ish-ministri Ilir Beqaj me rastin e restorantit “Gzona”.
Ndërkohë, biznesi “The Home”, në pronësi 50% të Marinela Likës, aktualisht ndodhet nën masë sigurimi nga Drejtoria e Tatimeve, Rajoni Qendror, për shkak të një detyrimi të papaguar në vlerën prej 27 milion lekë të vjetra. Vendimi është marrë më 9 shtator 2024 dhe i është komunikuar administratorit të restorantit, Ledion Çollaku.