Ja pse nuk i shkoi në dasëm djalit miliarderi George Soros

Miliarderi George Soros, nuk ishte i pranishëm në dasmën e djali të tij, Alex Soros dhe partneres së tij Huma Abedin.

Sipas asaj që mediat e huaja raportojnë mësohet se Soros nuk mori pjesë në dasmën e së shtunës, por u sigurua që t’i organizonte atyre një dasmë të vogël familjare pasditen e së premtes.

Një burim pranë Soros i tha Page Six se filantropi dhe gruaja e tij Tamiko Bolton “organizuan një shërbesë intime familjare të premten në mëngjes në shtëpinë e tyre”.

“Të premten, pati një shërbesë intime në shtëpinë e babait të Sorosit në Southampton me familjen dhe miqtë, për të nënshkruar Nikahun në nder të besimit mysliman të Abedinit dhe Ketubahun në nder të trashëgimisë hebraike të Sorosit. Dhe të shtunën, një festë më e madhe u zhvillua në shtëpinë e çiftit aty pranë”, tha burimi.

E teksa të gjithë u shqetësuan për mosprezencën e miliarderit në dasmën e djalit të tij, mediat e huaja sigurojnë që George Soros, 94 vjeç, është në gjendje të mirë shëndetësore dhe mos prezenca e tij në dasmë nuk kishte të bënte me shëndetin e tij.

Të ftuarit në eventin madhështor të së shtunës në pronën e madhe të Alex në Ëater Mill, NY, përfshinin Bill dhe Hillary Clinton, Kamala Harris dhe Doug Emhoff, Nancy Pelosi, senatori Chuck Schumer, përfaqësuesi Hakeem Jeffries, prezantuesi i “The Tonight Shoë” Jimmy Fallon, ikona e Vogue Anna Ëintour dhe Nicky Hilton Rothschild.