Shokët e prisnin për ndeshjen,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Australi ku një futbollist 28-vjeçar shqiptar është hedhur nga kati i tetë i një pallati duke gjetur vdekjen.

Shqiptari Marjo Bacaj, lojtar në Klubin e Futbollit Adelaide Eagles po pritej nga shokët e skuadrës për të shkuar në ndeshje, por lajmi i keq i tronditi të gjithë.

Shqiptari dyshohet se është hedhur nga çatia e Bar & Restorantit 2KW dhe përpjekjet e shpëtimit ishin të kota.

Zjarrfikësit, ambulancat dhe policia nxituan menjëherë në vendngjarje, por nuk kishte asgjë që mund të bëhej për futbollistin.

Bacaj, i njohur edhe në Shqipëri për karrierën e tij si lojtar, la pas një grua dhe një djalë të vogël.