Ana Kallaku nuk përmbahet: Ja çfarë ndodh mes saj dhe Xhensilës pas ndarjes nga Besi!

Moderatorja e njohur Ana Kallaku ka folur së fundmi për marrëdhënien e saj me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, ish-partneren e vëllait të saj, Bes Kallaku.

Edhe pse çifti Bes dhe Xhensila nuk janë më bashkë, duket se raporti mes dy vajzave nuk është prishur.

Gjatë një interviste, Ana tregoi se ajo dhe Xhensila vazhdojnë të kenë kontakte dhe ndjekin njëra-tjetrën në rrjetet sociale, një detaj që nuk i ka shpëtuar ndjekësve.

“Vujmë nga disa komplekse marrëdhëniesh, kur pyet për marrëdhënien me vjehrrën, me kunatën, me kunatin, duket sikur çalon diçka në këto gjëra. Nuk kam vuajtur asnjëherë nga këto lloj problemesh, nga këto lloj kompleksesh”, u shpreh Ana.

Ajo theksoi se çdo marrëdhënie është në dorën tonë dhe se ka preferuar gjithmonë për të ndërtuar raporte te mira më njerzit që kanë qenë pjesë e jetës se saj.

“Unë kam dashur gjithmonë që marrëdhëniet me njerëzit e mi t’i kem të mira dhe e kam bërë këtë gjë më këdo që kam pasur në jetën time,” tha moderatorja.