Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka dalë hapur në mbështetje të Iranit në përballjen me Izraelin, duke e cilësuar të drejtë legjitime dhe ligjore reagimin e Teheranit ndaj asaj që e quajti “terrorizëm shtetëror” të Izraelit.
Në një deklaratë të fortë, Erdogan akuzoi Izraelin për organizimin e sulmeve ndaj Iranit në mes të negociatave bërthamore dhe e quajti kryeministrin Netanyahu “kërcënimin më të madh për sigurinë rajonale”.
Ai theksoi se Turqia është në gatishmëri të lartë dhe ka urdhëruar rritjen e prodhimit të raketave me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi. “Askush të mos guxojë të na testojë,” paralajmëroi Erdogan, duke lënë të kuptohet për një përfshirje më aktive të Turqisë në rast përshkallëzimi të mëtejshëm.
Forcat ajrore të Izraelit kanë shkatërruar selinë e sigurisë së brendshme të Iranit, sipas ministrit të mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz.
“Coronado vazhdon të godasë Teheranin”, tha Israel Katz.
“Avionët e Forcave Ajrore tani kanë shkatërruar Selinë e Sigurisë së Brendshme të regjimit iranian, krahun qendror represiv të diktatorit iranian. Siç premtuam, ne do të vazhdojmë të dëmtojmë simbolet e pushtetit dhe të godasim regjimin e ajatollahëve kudo”, tha Katz.
Kjo është dita e 6-të e shkëmbimit të zjarrit mes dy vendeve të Lindjes së Mesme. Të dyja palët kanë patur viktima, por numri është shumë më i madh nga ana e Iranit.