Një rast i rëndë është raportuar ditën e djeshme në Maliq ku një 60-vjeçar ka ngacmuar seksualisht një të mitur 12-vjeëare. Sipas informacionit paraprak i moshuari ka tentuar “të gënjejë” të miturën duke i ofruar karamele dhe të holla më pas e ka prekur në vende intime.
60-vjeçari u arrestua menjëherë pas denoncimit nga prindërit e vajzës. 12-vjeçarja ka treguar ngjarjen në prani të psikologut dhe prindërve në polici duke bërë të mundur kapjen e tij. E mitura ka arritur të largohet duke shmangur më tej kontaktin me të moshuarin.
E mitura ka arritur të largohet duke shmangur kështu kontaktin me 60 vjeçarin. Kanë qënë prindërit të cilët kanë shkuar pranë komisariatit të Maliqit bashkë me të miturën e cila në prani të psikologut ka treguar rrethanat e ngjarjes. Komisariati i Maliqit ka arrestuar menjëherë 60 vjeçarin.
Sipas dëshmive të dhëna në polici nga nëna dhe e mitura, vajza kishte dalë për të hedhur mbeturinat dhe teksa po kthehej fqinji i saj i ka dalë në katin e dytë dhe i ka zënë rrugën. Ai e ka prekur në pjesë intime dhe ka tentuar ta puthë, ndërkohë që vajza është përpjekur disa herë të largohet.
Ai i ka dhënë disa karamele si dhe i ka thënë se do t’i jepte lekë’ por vajza ka arritur ti largohet pasi e ka goditur në këmbë dhe ka shkuar menjëherë në shtëpi, ku i ka treguar ngjarjen nënës së saj. Menjëherë ato i janë drejtuar komisariatit të Maliqit për të denoncuar rastin.
Hetimet e mëtejshme do të hedhin më tepër dritë mbi ngjarjen e rëndë.