Shkriu akullin me….! Si po tenton ti shpetoje b*rgut Fatmir Mediu fale Eli Fares

Fatmir Mediu është paraqitur këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për çështjen “Gërdeci”.

Ai tha se ka kërkuar që gjykata të marrë parasysh dëshmitë e dhëna në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga personalitete politike dhe ushtarake të kohës.

Mediu bëri me dije se gjashtë kongresmenë amerikanë i kanë dërguar një letër zyrtare Ministrisë së Drejtësisë së Shqipërisë, ku kërkojnë që dëshmitë e dhëna me afidavit (deklarime të betuara para noterit, me vlerë prove sipas sistemit gjyqësor amerikan), të merren parasysh nga gjykata shqiptare.

“6 kongresmenë amerikanë i kanë dërguar një letër Ministrisë së Drejtësisë së Shqipërisë, ku kërkojnë që dëshmitë e personaliteteve ushtarake dhe politike të kohës, të dhëna në SHBA vullnetarisht me afidavit – që është deklarim nën betim dhe ka vlerën e provës në sistemin amerikan të drejtësisë – të merren parasysh në procesin ‘Gërdeci’,” deklaroi Mediu në sallën e gjyqit.

6 kongresmenët që thotë Mediu se kanë dërguar një letër, nuk kanë asnjë lidhje me Gërdecin, por kjo lëvizje e tij, bëhet me qëllim që t’i bëhet presion gjykatës.

Pas 6 kongresmenëve, me të cilët Mediu bën foto dhe pi kafe, ish ministri pritet të kërkojë që të dëshmojë pro tij edhe këngëtarja Eli Fara. Këngëtarja e njohur Eli Fara ka shijuar 56 udhëtime me para publike, me Fatmir Mediun, në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur Mediu ishte ministër i Mjedisit në qeverinë e Sali Berishës 2009-2013.

Pasi i shpëtoi ndëshkimit ligjor për Gërdecin në shtator 2009 si ish ministër i Mrojtjes, Mediu u emërua nga Berisha ministër i Mjedisit, gjatë mandatit të dytë qeverisës.

I lehtësuar se i shpëtoi drejtësisë për rolin e tij në tragjedinë me 27 viktima në Gërdec, Mediu riktheu vëmendjen tek Eli Fara, për të cilën sajoi një post në ministri, për ta pasur sa më pranë dhe pse jo për t’i kënduar ndonjë serenatë gjatë ditës.

Mediu e emëroi Elin drejtoreshë për ngrohjen globale, post i cili krijonte mundësi për udhëtime të shpeshta jashtë vendit, në kundër të luftë kundë shkrirjes së akullnajave.

Dhe kështu Mediu dhe Eli Fara nisën rrufeshëm luftën kundër akullnajave, duke shpeshtuar udhëtimet drejt vendeve Evropiane dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas një burimi pranë tyre, Mediu dhe Eli Fara, pas çdo beteje me liderët botërorë kundër akullnajave, përfundonin në hotele me 5 yje, vende Ekzotike, në Maldive, Dubai etj.

Ndoshta i vetmi shqetësim për Mediun ishte ndonjë fantazmë nga Gërdeci. Eli Fara ka një vilë luksoze në Durrës, jo shumë larg nga vila e Mediut në Kavajë, i cili fillimisht kur hyri në politikë ka përfituar kredi shtetërore për banesë si i pastrehë.

Ka dyshime të forta se vila e Eli Farës është blerë nga Mediu me para të pajustifikuara. Një burim pranë tyre theksoi për Prapaskenën se Mediu ka kaluar disa pasuri me vlerë qindra mijëra euro në emrin e Eli Farës.