Aktorja e njohur Ana Lika, partnerja e regjisorit dhe ish-banorit të BBVA, Bjordi Mezini ka rrëfyer për herë të parë është diagnostikuar me një problem neurologjik, një formë epilepsie.
Lika ka treguar se përjetoi një krizë epilepsie gjatë ekografisë së parë të vajzës dhe kishte frikë të tregonte që ishte e sëmurë. Për këtë arsye, mori vendimin për të ndërprerë gjidhënien, nga frika se nuk do të ishte e aftë si nënë.
“Pas humbjes së mamit, më diagnostikohet një problem neurologjik, një formë epilepsie. Kur po bëja ekon e parë të gocës, më kapi një krizë epilepsie e plotë. Kisha frikë të tregoja se isha e sëmurë.
E ndërpreva gjidhënien, sepse nuk doja që goca ime të kishte një mama të paaftë, vendosa të mos i jepja gji.”
Aktorja shtoi se i kishte thënë partnerit të saj, Bjordit, se ishte i lirë të largohej, pasi nuk dëshironte t’i bëhej barrë askujt.
“Bjordit i thashë nëse doje të rrije me mua, ishe i lirë sepse nuk doja t’i bëhesha barrë askujt.” – tregoi Ana.