Një konflikt fizik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e “Astirit” në Tiranë, ku një person ka shkuar pranë banesës së ish-gruas së tij.
Kjo e fundit jetonte me vajzën 15-vjeçare.
Burri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është konfliktuar me dy persona të tjerë që dyshohet se frekuentoheshin me ish-gruan dhe vajzën e tij.
Ai ka qëlluar njërin prej tyre me grushte dhe është larguar duke lënë makinën në vendngjarje. Rasti ka shkaktuar kaos në zonën e Astirit, ndërsa aty ka mbërritur edhe Policia. Në konflikt dyshohet se janë përfshirë edhe persona të tjerë.