Gjenerali izraelit Amir Avivi në një lidhje të drejtpërdrejtë, ekskluzivisht për “Top Story” në Top Channel, iu përgjigj pyetjes së moderatores Grida Duma “pse po vriten fëmijët në Gaza”.
Gjenerali tha Izraeli u sulmua pabesisht më 7 tetor dhe se lufta e tyre nuk është kundër fëmijëve dhe grave, por kundër organizatës terroriste, Hamasit.
Grida Duma: Shqiptarët nuk dorëzuan asnjë hebre të nazistët. Humanitetin e kanë në vlerat e tyre të besës. Në këto ditë të sulmeve të Gazës ka një përshkallëzim të solidarizimit. Shqiptarët e kanë të njëjtën ndjesi humanizmi dhe ka nisur protesta për masakrat e fëmijëve në Gaza. Si e justifikoni atë që po ndodh në Gaza, si një avancim ushtarak? Si mund të ndalohej ajo që po ndodh me fëmijët në Gaza?
Gjenerali Amir Avivi: Së pari të mos harrojmë, ne u sulmuam në mënyrë të paprovokuar nga një organizatë terroriste që masakroi 12 persona, u preu kokën fëmijëve, përdhunoi gratë. Izraeli hyri në luftë për t’u vetëmbrojtur, për të çrrënjosur këtë organizatë terroriste. Izraeli po lufton sipas të drejtës ndërkombëtare. Nuk po vret fëmijë, nuk mund të biem pre e propagandës së Hamasit. Para sulmit, ne u bëmë thirrje qytetarëve të shpërnguleshin dhe i shpëtuam. Ne luftojmë terroristët, jo fëmijët dhe gratë. Irani po na godet spitalet, nuk mund të biem pre e këtyre imazheve propagandistike. Unë po them që po luftojmë kundër terroristëve, jo qytetarëve. Lufta është mjaft e ndërlikuar.