Lajm i trishtë! Është ndarë nga jeta Doktor Ndue Cara, një nga figurat më të respektuara të mjekësisë dhe jetës publike në Pukë.
Doktor Cara njihet për përkushtimin e palodhur si mjek dhe për integritetin e lartë si njeri dhe pushtetar lokal. Ai nuk iu nda asnjëherë profesionit të mjekut, pavarësisht detyrave të tjera që mbajti ndër vite.
Me përulësi dhe profesionalizëm, ai i shërbeu komunitetit të Pukës deri në momentet e fundit të jetës, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar njerëzore dhe profesionale.
Vdekja e tij përbën një humbje të madhe, jo vetëm për familjen dhe miqtë, por për gjithë qytetarët që e njohën dhe patën fatin të përfitojnë nga përkushtimi i tij.