SHBA sulmoi sot Iranin, duke goditur tre objekte bërthamore në Iran: Fordo, Natanz dhe Esfahan.
Videot e publikuara nga pamjet e para të bombardimeve të Iranit nga Shtetet e Bashkuara janë shpërndarë kudo në rrjet, ndërsa shtohet frika për përshkallëzim të situatës në Lindjen e Mesme.
SHBA u përfshi drejtpërdrejt në luftë, ndërsa sulmoi sot tre objekteve bërthamore në Iran: Fordo, Natanz dhe Esfahan.
Kompleksi tepër sekret dhe i ruajtur me kujdes, i vendosur pranë qytetit të shenjtë të Qomit, ka qenë një objektiv për Izraelin, pasi besohej të ishte “çelësi” për pasurimin e uraniumit në një nivel që do t’i mundësonte Teheranit të zhvillonte armë bërthamore.
Megjithatë, deri më tani, organet ndërkombëtare, si dhe Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, Tulsi Gabbard, kanë deklaruar se nuk ka prova që Irani po ndërton armë bërthamore.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryen një sulm ajror të koordinuar ndaj tre impianteve bërthamore iraniane: Fordow, Natanz dhe Esfahan. Trump konfirmoi lajmin përmes rrjetit të tij social Truth, duke deklaruar se “emi përfunduar me sukses sulmin ndaj tre objekteve bërthamore”.
Presidenti amerikan theksoi se ndaj objektit të Fordow, të njohur si “mali bërthamor”, avionët B-2 të Forcave Ajrore Amerikane hodhën gjashtë bomba “bunker-buster” me peshë 14 ton secila. Ndërkohë, ndaj impianteve të Natanz dhe Esfahan janë përdorur 30 raketa Tomahawk, të lëshuara nga nëndetëse amerikane nga një distancë prej 650 kilometrash.
BREAKING: the USA just bombed Iran. Massive explosion captured in Fordow. #usa #iran #IranVsIsrael #war pic.twitter.com/GFrWIlPKCX
— Beatz Freq (@beatzfreqmusic) June 22, 2025