Vetëm 1 muaj nga finalizimi i garës për kreun e Byrosë Kombëtarë të Hetimit (BKH), një lëvizje e papritur është marë nga kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili ka vendosur të ulë në detyrë mikun dhe ish-shefin e tij, Arben Kraja.
Ka informacione brenda SPAK, se tensionet mes dy shefave Dumani-Kraja, lindën për shkak të ndarjes së tyre lidhur me kandidaturën e Joni Ketës, i cili aktualisht mban postin e zv/drejtuesit të BKH-së dhe aspiron që në fund të muajit Gusht 2025, të bëhet zyrtarisht drejtuesi i saj.
Joni Keta, është një oficer i vjetër në këtë strukturë, ku së bashku me oficerët veteranë, Adush Laha, Petrit Gjeçaj dhe Roven Bleta, u trasferuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Byronë Kombëtare të Hetimit.
Figura e Joni Ketës është parapërlqyer nga kreu aktual i SPAK, Altin Dumani.
Ndërsa, duket se një emër tjetër që është mes rradhëve të kandidaturave, preferohet nga Arben Kraja, i cili së bashku me anëtarin tjetër të komisionit, Behar Dibra, ka një rol vendimtar në Komisionin e Përzgjedhjes së kreut të BKH-së.
Kjo ndarje qëndrimesh mes dy drejtuesve, ka sjellë vendimin e menjëhershëm për uljen në detyrë të Arben Krajës, dhe kalimin e tij si prokuror i thjeshtë në sektorin kundër krimit ekonomik.
Lëvizja drastike, vjen në një moment kur tashmë në SPAK, kanë hyrë jo vetëm në ethet e seleksionimit të dosjeve të kandidatëve për kreun e BKH-së, (pasi deri në 31 Gusht 2025 duhet të emërohet kreu i BKH), por dhe hapjes së nominimeve për kreun e ri të SPAK.
Pasi sipas Kushtetutës të Shqipërisë, mandati i kreut aktual të SPAK Altin Dumanit, ndërpritet mes datës 16-19 dhjetor 2025.
“Goditja” e aleatit të tij Arben Kraja dhe zëvendësimi i Drejtorisë së Marëdhënieve me Jashtë me emrin e prokurores Donina Bejko, duket se ka shtuar zërat dhe dyshimet për ndërtimin e një profili “drejtus”, për Bejkon.
Pse jo, kjo lëvizje dhe ritja e saj në detyrë do të përkthehet në muajt e ardhshëm, në shpalosjen zyrtare të kandidaturës së saj, për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme SPAK.
Që prej muajit Mars 2021, Dorina Bejko është komanduar për 4 muaj nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) si pjesë e strukturës së posaçme SPAK.
Ndërkohë pas përfundimit të periudhës 4 mujore të komandimit, KLP vendosi të emërojë Dorina Bejkon me mandat të plotë 9 vjeçar në SPAK, duke e vlerësuar kandidaturën e saj me 180 pikë.
Bejko la postin e Drejtueses së prokurorisë së Pogradecit, për tu bërë pjesë me të drejta të plota në SPAK, ku përgjatë gjithë kësaj kohe është përqëndruar me punë hetimore në sektorin kundër krimit ekonomiko-financiar.
Tashmë Bejko mer Drejtimin e Drejtorisë së Marëdhënieve me Jashtë në SPAK, ndërsa Arben Kraja, zbret në vend të saj si prokuror i thjeshtë.
Në tre vitet e para kur SPAK, drejtohet nga Arben Kraja, Drejtoria e Marëdhënieve me Jashtë, u drejtuar nga prokurori Ened Nakuçi. Pas largimit të tij, në krye të saj Altin Dumani emëroi, Arben Krajën.
Por dy vite e gjysëm pas këtij vendimi, Dumani shkarkon Krajën dhe në vend të tij në këtë drejtori, emëron Dorina Bejkon.