Pas sulmit kundër Iranit, Shtëpia e Bardhë publikoi disa fotografi nga brenda dhomës së situatave të emergjencës, teksa zhvillohet operacioni “Çekani i Mesnatës”, ku bombarduesit amerikan goditën bazat bërthamore iraniane, shkruan A2 CNN
Mes fotografive ku shfaqet Presidenti Donald Trump dhe grupi i tiji këshilltarëve ra në sy ajo e Kryetarit të Shefave të Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë Amerikane, Gjenerali Dan Caine, i cili bën shenjën e brirëve teksa sheh mbi tryezë. Shenja përdoret gjerësisht sot në muzikën rrok, por e ka origjinën si simbol i mbrojtjes nga e keqja, kryesisht e përdorur në Itali por edhe vende të tjera mesdhetare.
Në fotot e tjera shfaqen Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ai i Shtetit, Marco Rubio, dhe zyrtarë të tjerë.
Forcat amerikane goditën tre objekte bërthamore iraniane në një “sulm shumë të suksesshëm”, tha Presidenti Donald Trump, duke shtuar se programi bërthamor i Teheranit është shkatërruar plotësisht.
Pas ditësh diskutimesh dhe përpara afatit dyjavor që i kishte vendosur vetes, vendimi i Trump për t’iu bashkuar fushatës ushtarake të Izraelit kundër rivalit të saj kryesor, Iranit, përbën një përshkallëzim të madh të konfliktit.
Trump deklaroi se forcat amerikane goditën tre qendrat kryesore bërthamore të Iranit: Natanzin, Isfahanin dhe Fordown. (A2 Televizion)