Loredana Zefi shtatzënë? Detajet dhe pamjet që po çmendin rrjetin

Këngëtarja e njohur Loredana Zefi ka publikuar së fundmi klipin e këngës së re, ku shfaqet krah partnerit të saj, Karim Adeyemi.

Por ajo që ra menjëherë në sy të ndjekësve ishte barku i saj i rrumbullakosur, i dukshëm në disa sekuenca të klipit.

Dyshimet për një shtatzëni të mundshme u shtuan edhe më shumë pas një postimi të saj në InstaStory, ku Loredana ndau me ndjekësit këpucë të vogla për foshnje.

Sipas modelit të këpucëve dhe mënyrës së postimit, shumë fansa kanë nisur të spekulojnë se këngëtarja mund të jetë në pritje të ëmbël.