Sara Hoxha duket se po shkruan një kapitull të ri në jetën e saj personale, këtë herë në shoqërinë e të dashurit të ri, Erik Fullani.
Por një tjetër detaj ka ngjallur interesin e rrjeteve sociale: të premten, të dy ndodheshin në të njëjtin ambient për një event tjetër pas ditëlindjes së saj në Siçili.
Fotot që kanë publikuar veçmas tregojnë qartë ngjashmëri në vendndodhje, nga dekori identik i tavolinave, deri te ndriçimi në sfond që përkon në të dyja imazhet.
Kjo përputhje e detajeve, edhe pse pa një foto të përbashkët, ka mjaftuar për të ushqyer spekulimet se dyshja jo vetëm janë bashkë, por ndoshta kanë nisur ta bëjnë lidhjen e tyre më të dukshme në mënyrë të matur.
Por detaji që ka ngritur më shumë pikëpyetje është prania e babait të Erik Fullanit në njërën nga fotografitë e publikuara.
Një moment që mund të interpretohet si një sinjal i qartë se lidhja mund të jetë tashmë e zyrtarizuar, të paktën në rrethin familjar.