U tha se ishte lidhur! Ledri Vula tregon pse nuk mund ta marre kurre per nuse Xhensilën

Reperi i njohur Ledri Vula, një nga emrat më të suksesshëm të skenës muzikore shqiptare, ka dhënë së fundmi një intervistë për emisionin “Pushime on Top” me gazetarin Eni Shehu, gjatë një performance të Alban Skënderajt në Milano. I kapur në atmosferën pozitive të koncertit dhe në një moment relaksi, Ledri foli jo vetëm për projektet e tij të ardhshme muzikore, por edhe për jetën personale, duke dhënë përgjigje të sinqerta për gjithçka që e rrethon.

Si zakonisht, Eni nuk ka hezituar t’i drejtojë pyetje ‘me spec’, dhe njëra prej tyre që mori më shumë vëmendje ishte:
A do të lidheshe me Xhensila Myrtezaj vetëm për zhurmë mediatike?

Pyetja vjen në një kohë kur Xhensila ndodhet shpesh në qendër të vëmendjes për shkak të ndarjes së saj me Bes Kallakun dhe komenteve rreth jetës së saj personale, ndërsa edhe Ledri është shpesh i përfolur për marrëdhëniet e tij me vajzat e njohura të showbiz-it.

Me qetësinë dhe maturinë që e karakterizon, Ledri dha një përgjigje që ka marrë vlerësime në rrjet:

“Nuk shkon kështu. Duhet të kesh kimi, dashuri… nuk mund të lidhesh vetëm për fansa apo për showbiz. Pa pasur diçka reale, nuk mundesh të lidhesh. Kukulla nuk jemi.”

Kjo deklaratë, e bërë me natyrshmëri, konfirmon edhe një herë se për Ledrin marrëdhëniet njerëzore nuk janë thjesht lojë publiciteti, por bazohen në ndjenja të vërteta. Ai tregoi se nuk është njeri që ndjek zhurmën e momentit, por preferon të qëndrojë autentik në çdo gjë që bën – qoftë në art, qoftë në jetën private.

Ndërkohë, reperi la të kuptohej se është duke punuar për projekte të reja muzikore, dhe se vera do të jetë e ngarkuar me koncerte dhe bashkëpunime, duke premtuar surpriza për fansat.

Ledri mbetet një nga figurat më të dashura dhe të ndjekura në botën shqiptare të muzikës, dhe kjo intervistë vetëm sa forcon idenë se ai di të ruajë identitetin e vet, larg sensacionalizmit të panevojshëm.