Italiani vr*t shqiptarin 25 vjecar se shkoi ta gr*biste: I moshuari në lot: Nuk doja, ja pse tr8pin e tij e

Një ngjarje tronditëse me pasoja tragjike ka ndodhur në Foria di Centola, në provincën e Salernos në Itali. Një 25-vjeçar shqiptar mbeti i vdekur dhe një tjetër u plagos rëndë, pasi pronari i një vile qëlloi me armë zjarri gjatë një tentative grabitjeje të dyshuar.

Sipas hetimeve paraprake, tre të rinj shqiptarë kishin hyrë me forcë në vilën e biznesmenit 60-vjeçar, i cili dyshohet se i ka kapur në flagrancë dhe ka qëlluar disa herë me armë zjarri. Njëri nga të rinjtë u qëllua për vdekje dhe më pas, siç pranoi vetë autori, trupi u tërhoq zvarrë në një zonë pyjore në San Severino dhe u fsheh mes bimësisë.

Pas dy ditësh heshtjeje, i tronditur dhe në gjendje emocionale të rënduar, sipërmarrësi u dorëzua në Prokurorinë Publike në Vallo della Lucania, ku rrëfeu ngjarjen në prani të avokatit të tij. Trupi i pajetë u identifikua falë informacioneve që dha vetë ai, ndërsa aktualisht është në dispozicion të mjekësisë ligjore për autopsi.

Nga të shtënat mbeti i plagosur rëndë edhe një tjetër shqiptar, 28 vjeç, i cili ndodhet i shtruar në gjendje kritike në spitalin “Cardarelli” në Napoli.

Biznesmeni është vënë nën hetim fillimisht për lëndim të rëndë trupor, por pas rrëfimit dhe zbulimit të trupit, autoritetet po shqyrtojnë akuzat e vrasjes së paqëllimshme, madje edhe vrasjes me dashje dhe fshehjes së trupit, në varësi të rezultateve të ekspertizës balistike dhe hetimeve të mëtejshme.

Tension në zonë – komuniteti shqiptar i tronditur, banorët kërkojnë siguri

Ngjarja ka shkaktuar një valë tensioni në komunitetin lokal. Gjatë natës pas incidentit, rreth 30 persona me origjinë shqiptare, të afërm të viktimës dhe të plagosurit, janë parë pranë vilës, çka ka shqetësuar banorët vendas.

Komuniteti i Foria di Centola dhe zona e Cilentos ndodhen në një atmosferë pasigurie dhe shqetësimi. Banorët kërkojnë zbardhjen e plotë të rrethanave dhe vlerësim të drejtë të përgjegjësive. Ndërkohë, Prokuroria po shqyrton të gjitha pistat për të përcaktuar me saktësi dinamikën e krimit.