Prej disa ditësh në media po aludohet për një ndarje mes Sarah Berishës dhe Dj Pm. Mirëpo zërat për dyshen i ka hedhur poshtë mikesha e përbashkët e tyre, Einxhel Shkira.
Teksa Sarah ka postuar në profilin e saj një video ku po përgatitej për një ditë në plazh, Einxhel i ka bërë komentin tipik, i cili nuk la më vend për dyshime.
“Kurioze jam nëse është zgjuar PM kaq herët për plazh?!” shkroi Einxhel, duke lënë të kuptohet se Sara dhe PM ndodhen së bashku në pushime.
Thashethemet për ndarje mes tyre nisën qëkur blogerja nuk bëri asnjë urim publik për ditëlindjen e partnerin. Po ashtu dyshja prej kohësh nuk kanë postuar foto krah njëri-tjetrit, detaj i cili forcoi dyshimet tek fansat dhe jo vetëm.
Megjithatë, edhe pse nga çifti nuk ka asnjë reagim lidhur me këtë thashethem, Eixhel nuk vonoi t’i jepte fund këtij keqkuptim.
Kujtojmë që Einxhel është partnerja e shokut të ngushtë të Pm, Dj Dagz me të cilin modratorja ka dy fëmijë, ku djali i vogël sapo ka ardhur në jetë.