Eni Cobani zbulon të fshehtat e fr*kshme pas ‘Shihemi në Gjyq’

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë tronditëse që ka trazuar rrjetin dhe opinionin publik. Në një intervistë të sinqertë me Ardit Gjebrean, ajo ka rrëfyer për herë të parë për përballjet e vështira, presionet dhe kërcënimet që ka marrë ndër vite, për shkak të angazhimit të saj në emisionin e famshëm “Shihemi në Gjyq”.

“Kam dashur që të mos e bëj më rubrikën ‘Shihemi në gjyq’. Unë jam një person që kam mbajtur shumë presion. Kanë dashur të mos flas. Njerëz të fuqishëm në Shqipëri iu janë afruar njeriut tim me presione shumë të forta. Kanë dashur të më shohin të rrëzuar, përtokë, që të mos flas më. Por unë jam betuar që do të marr përsipër problemet e njerëzve,” deklaroi Cobani me emocion.

“Shihemi në Gjyq” është një nga rubrikat më të ndjekura të televizionit shqiptar, që prej më shumë se një dekade sjell në ekran historitë e vërteta të qytetarëve të thjeshtë, të cilët përballen me konflikte familjare, borxhe, mosmarrëveshje pronësie dhe padrejtësi të ndryshme. Në qendër të emisionit është drejtësia, ndarja e së drejtës dhe përpjekja për pajtim, ndërsa Eni Cobani është kthyer në simbol të zërit të qytetarëve pa zë.

Por pas kësaj suksesi qëndrojnë sakrifica të mëdha. Cobani ka zbuluar se ndër vite është përballur me trysni nga individë me ndikim të madh, të cilët janë përpjekur ta ndalojnë, ta frikësojnë dhe ta detyrojnë të heshtë, duke ndërhyrë edhe në jetën e saj personale. Pavarësisht gjithçkaje, ajo nuk është dorëzuar.

Deklarata e saj ka shkaktuar një valë reagimesh dhe solidariteti në rrjetet sociale. Mijëra qytetarë kanë shprehur mbështetje, duke e konsideruar Eni Cobanin një prej figurave më të ndershme dhe të guximshme të ekranit shqiptar.

“Mos e ndal zërin për drejtësi!”, shkruajnë ndjekësit, ndërsa apelojnë që emisione si “Shihemi në Gjyq” të mbështeten si dritare të rralla të së vërtetës në një realitet ku shpesh drejtësia hesht.