Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Krisa Caushi, ka ndezur rrjetin me një video të publikuar së fundmi në Instagram, që ka shkaktuar reagime të shumta dhe komente nga ndjekësit.
Në video, Krisa shfaqet pranë aktorit të njohur Laert Vasili, ndërsa me një ton dramatik dhe plot humor deklaron: “O njerëz, kam një lajm për t’ju dhënë. S’kam shumë që e kam marrë vesh dhe jam akoma e tronditur. Babai im biologjik është Laert Vasili”.
Laerti, i njohur për batutat dhe natyrën e tij të drejtpërdrejtë, nuk ngurron të vijojë lojën e humorit duke i kthyer: “Më në fund, u bëra me fëmijë”.
Videoja është pritur me të qeshura nga ndjekësit, duke u komentuar gjerësisht në rrjetet sociale si një nga momentet më argëtuese të ditës. Edhe pse deklarata ishte thjesht një shaka mes dy ish-banorëve të njohur të reality show-t, ajo ngjalli shumë kuriozitet dhe la pas një mori reagimesh, duke treguar edhe një herë se si personazhet e Big Brother vijojnë të mbeten në qendër të vëmendjes edhe pas përfundimit të spektaklit.
Krisa dhe Laerti, të cilët kishin krijuar një raport miqësor gjatë kohës së tyre në shtëpi, dëshmojnë se edhe jashtë ambienteve të BBV, ata ruajnë një marrëdhënie të ngushtë, të mbushur me humor dhe spontanitet.