Gazetari njohur: Ja se si Majko dhe Meta shk*tërruan themelet e shtetit shqiptar!

Juristi Romeo Kara ka bërë një deklaratë të fortë për dy prej figurave më të njohura të tranzicionit shqiptar: Pandeli Majkon dhe Ilir Metën.

Në një intervistë të gjatë për “Shqip” me Rudina Xhungën në Dritare TV, ai tha se ata janë fajtorët e situatës ku ndodhet sot vendi.

Përgjegjësia më e madhe për shkatërrimin e disa themeleve të ndërtimit të shtetit, si prona, si prishja e fabrikave, nuk është vetëm e Berishës, por sidomos e dy djemve të paarsimuar dhe të pabërë siç duhet: Majko dhe Meta”, tha ai.

Sipas Karës, vendimet e tyre kanë pasur pasoja shkatërrimtare, jo vetëm për ekonominë, por për vetë strukturën e shtetit shqiptar.

Ai përmendi shembjen e fabrikave, shkatërrimin e pronës publike dhe shitjen e armatimit të ushtrisë për skrap, si veprime që kanë lënë pasoja të pakthyeshme.

Në këtë intervistë, Kara e përshkroi tranzicionin shqiptar si një periudhë ku padituria dhe babëzia ecën krah për krah, duke nxjerrë në pah se shumë nga “shpresat” e asaj kohe u kthyen në dëm për vendin.