Në mediat rozë gjatë ditës së sotme u përhap lajmi se Olsi Bylyku dhe Denada Lura i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.
Shkak për këto spekulime u bë pretendimi se ata nuk ndiqeshin më në Instagram.
Por, nga një verifikim i thjeshtë, rezulton se dyshja vazhdojnë ende të jenë në listën e ndjekësve të njëri-tjetrit.
Nuk dihet zyrtarisht nëse janë ende çift apo jo, por të paktën sa i përket këtij thashethemi, nuk qëndron.
Gjate dites u tha:
Duket se një tjetër histori dashurie në showbizin shqiptar ka marrë fund. Këngëtari dhe aktori i njohur Olsi Bylyku nuk është më në një lidhje me gazetaren Denada Lura, sipas asaj që fansat kanë vënë re së fundmi.