“Dashuria është gjithëkuptimi i gjësë, i së gjithës. Dashuria është gjithçka, pa dashurinë nuk bëj asgjë. Çdo gjë që bëj e dua deri diku, shumë apo pak, por pa e dashur nuk e bëj.
Dashuria në distancë mbahet gjallë deri diku. Për mua nuk është dashuri është iluzion. Unë dua gjërat reale, gjërat me të cilat njerëzit janë bashkë, përjetojnë çdo gjë bashkë. Egoja pengon shumë, ajo nuk është një gjë që…
Që të akomodosh tjetrin duhet të lësh nga egoja jote shumë. Kam mësuar ta bëj, nuk e bëja kollaj. Por fillon ta bësh që të mos humbësh tjetrin. Njeriu duhet të ndryshojë.
Gjëja më e madhe që kam bërë për të mos humbur dikë, kam ndryshuar shumë nga vetja, është gjëja më e dhimbshme për mua. Mendoj që bëj çdo ditë sakrifica. Sidomos këtë vit kam shumë sakrifica”, u shpreh Duma.
Ky rrefim pa i permendur emrin me siguri eshte per Ervin Salianjin, ku vete Grida Duma e pranoi kur ai u burgos qe kane nje marredhenie.
Moderatorja e “Top Story” Grida Duma, është surprizuar në “Goca & Gra” nga Geralda, maturanten që e kërkonte prej kohësh.
Ajo tregon se i ka ardhur në mesazh gjatë kohës që ka qenë në emision, e më pas ka nisur hulumtimet për maturanten që kishte kërkuar ta takonte.
“Më vjen në e-mail, dhe thjesht shoh një frazë “nuk e di nëse do të arrija maturën”. Ia përcjell vajzave të stafit për të hulumtuar më pas. E lexova që jam filan fisteku, që nuk e thash tek fjalimi i universitetit. Do të doja shumë që të ishe në maturën time sepse je gruaja që të admiroj.
Ajo më tha që dua të jesh aty me mua, sepse nuk e dija a do ta arrija maturën apo jo. Kjo ishte gjëja që më shokoi, më tronditi. Ky ishte rast i veçantë, ne nuk patëm përgjigje nga Geralda. Kur shkova tek universiteti i bëmë thirrje, që ej shiko të kemi dëgjuar”, deklaroi Duma.
Më pas u zbulua se Geralda ka përjetuar një ndërhyrje kirurgjikale në zemër e cila ka përfunduar me sukses, ajo është 18 vjeçe dhe është nga Lezha.
Maturantja ka surprizuar live në emision Grida Dumën, e cila u emocionua nga ky gjest i saj.
“Përshëndetje Goca dhe Gra, një përshëndetje e veçantë është për atë gruan e fuqishme që keni në panel. Shumë faleminderit për modelin që ka transmetuar, modelin frymëzues, për mënyrën se si trajton shumë çështje, faleminderit për vlerat dhe atë që përcjell tek ne të rinjtë për të pasur një model frymëzues”, u shpreh Geralda.
Top Channel