Autorët u veshen si policë/ Ngjarja që tr*nditi Matin, si u rr*mbye dhe u vr8 23-vjeçari; misteret dhe pistat e hetimit

Zbardhen të tjera detaje për ngjarjen e rëndë në Mat, ku dyshohet se u rrëmbye dhe më pas u vra i riu Renis Dobra, 23 vjeç.

Ai u gjet i vdekur në shpatin e liqenit të Shkopetit, pak metra larg ujit. I riu ka shenja në qafë duke ndritur dyshimet se është mbytur.

Sipas të dhënave më të fundit, i riu ka qenë duke udhëtuar me makinë dhe është ndjekur për një kohë të gjatë nga një tjetër automjet. Më pas ai është ndalur nga dy të rinj, të cilët janë hequr si policisë.

Dyshimet janë se ai është rrëmbyer nën kërcënimin e armës dhe më pas është vrarë duke hedhur në shpatin e liqenit. Më saktë, një nga ‘policët’ është futur në makinën e tij me argumentin se do ta shoqëronte në komisariat dhe nën kërcënimin e armës ai është drejtur drejt Shkopetit. Ka dyshime se i riu është dhunur dhe është vrarë. Më pas makina është hedhur në humnerë, por trupi i të riut ka dalë jashtë. Ai u gjet 10 metra larg automjetit.

6 ORE ME PARE

Vdekja e 23-vjeçarit në Shkopet, gazetarja: Prindërit dyshojnë se u rrëmbye, pistat ku po hetohet

Autorët u hoqën si policë/ Ngjarja që tronditi Matin, si u

Një 23-vjeçar i identifikuar si Renis Dobra u gjet i vdekur në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure, në shpatin e liqenit të Shkopetit, pak metra larg ujit.

Nga këqyrja e trupit të viktimës janë vërejtur disa mavijosje në pjesën e qafës dhe fytit, shenja këto që kanë shtuar dyshimet se i ri mund të jetë mbytur me litar dhe më pas bashkë me automjetin është hedhur në liqenin e Shkopetit.

Gazetarja Etleva Delia, u shpreh se shkaqet e ngjarjes mbeten ende enigmë, ndërsa grupi hetimor ka ngritur disa pista të mundshme rreth ngjarjes së rëndë.

Ajo shtoi se pista janë përqendruar tek e shkuara e të riut, pasi ka pasur precedentë në fushën e narkotikëve në Gjermani, por dhe ndonjë konflikt të mundshëm në Burrel.

Sipas gazetares, fakti që prindërit kanë pasur dyshime se djali i tyre mund të jetë rrëmbyer, ata mund të japin informacione të rëndësishme, që mund të çojnë në zbardhjen e motivit.

“Motivi i vrasjes në Shkopet mbetet enigmë. Dyshime janë se mund të jetë përfshirë në ndonjë aktivitet kriminal në Gjermani ose në Burrel.

Babai, mund të ketë të dhëna të rëndësishme, që mund ti shërbejnë grupit hetimor dhe mund të çojë në zbardhjen e ngjarjes”, tha gazetarja.

Ajo theksoi se vendi ku ka ndodhur ngjarja nuk ka shumë lëvizje dhe nuk ka as kamera sigurie, që mund të ndihmonin grupin hetimor për të mbledhur të dhëna shtesë.

“Është një rrugë e vjetër, që nuk është shumë e rrahur. Familja dyshonte se ishte rrëmbyer. Edhe kamerat e sigurisë, deri njëfarë momenti kanë kapur lëvizjet, por më vonë është krejt e zbehtë se çfarë mund të këtë ndodhur”, deklaroi gazetarja Delia.

8 ORE ME PARE

“E hodhën me makinë në liqen, trupi i të riut doli jashtë”, zbulohen detaje tronditëse për ngjarjen e Matit; dy pistat ku po hetohet

Autorët u hoqën si policë/ Ngjarja që tronditi Matin, si u

Renis Dobra u gjet i pajetë në Liqen

Të tjera detaje mësohen lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e Shkopetit, ku një i ri u gjet i mbytur në liqen.

Një makinë dyshohet se ka shkuar në afërsi të banesës së 23-vjeçarit Renis Dobra, në Zenisht, dhe e kanë marrë të riun dhe kanë shkuar rreth 30 kilometër më larg.  Aty dyshohet se e kanë dhunuar dhe kanë kërkuar informacione nga ai, por më pas e kanë vrarë.

Të riun e kanë hedhur bashkë me makinën tip “Benz” në liqen, por gjatë kohës që makina binte poshtë trupi ka dalë nga makina pak metra pa rënë në ujë.

Për grupin hetimor ka disa pista ku janë përqendruar hetimet.

Sipas burimeve, viktima rezulton me precedent të mëparshëm penal për lëndë narkotike në Gjermani, kur ishte në moshën 20-vjeç. Po vlerësohet si pistë, por hetimet janë përqendruar tek ndonjë parcelë kanabisi ose sherr për ndonjë vajzë.

I riu kishte një ditë që raportuar i zhdukur nga familja. Menjëherë pas kallëzimit, shërbimet e Policisë nisën kërkimet dhe pas disa orësh, u gjet trupi i pajetë i 23-vjeçarit pranë liqenit të Shkopetit. Viktima kishte shenja mavijosje në qafë, çka ngriti dyshimet e para për policinë se atë e kishin mbytur dhe makinën ia kishin hedhur në liqen.

10 ORE ME PARE

23-vjeçari u gjet i mavijosur dhe makina në liqen, zbardhen detaje nga ngjarja në Mat; pistat kryesore ku po heton policia

Autorët u hoqën si policë/ Ngjarja që tronditi Matin, si u

Pamje nga vendi i ngjarjes. Liqeni i Shkopetit, Mat

Në trupin e viktimës janë konstatuar shenja të dukshme dhune, përfshirë mavijosje në zonën e fytit.

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Shkopet, ku u gjet trupi i pajetë i një të riu i identifikuar si Renis Dobra.

Familjarët e viktimës fillimisht dyshuan se ai ishte ndaluar nga policia dhe u paraqitën në Komisariatin e Matit për të pyetur nëse ishte shoqëruar.

Pasi janë informuar se i riu nuk ndodhej në polici, kanë nisur menjëherë kërkimet. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se në trupin e viktimës janë konstatuar shenja të dukshme dhune, përfshirë mavijosje në zonën e fytit.

Këto shenja ngjallin dyshime të forta se 23-vjeçari është mbytur fillimisht me litar dhe më pas është hedhur në zonën e Shkopetit, me qëllim për të fshehur krimin.

Hetimet janë përqendruar në dy pista kryesore. E para lidhet me një përplasje të mundshme për shkak të parcelave të kultivuara me kanabis, ndërsa pista e dytë ka të bëjë me një konflikt të mundshëm për motive xhelozie apo lidhje sentimentale.

Nga kamerat e sigurisë gjatë rrugës është fiksuar një automjet që shoqëronte makinën e Renis Dobrës, nga fshati Zenisht deri në qytetin e Burrelit. Ndërsa, nga Burreli deri tek vendi ku u gjet trupi i viktimës raportohet se nuk ka kamera sigurie. Trupi i tij i pajetë është dërgua në morg, ndërsa pritet ekspertiza.

As viktima dhe as babai nuk rezultojnë me precedentë penalë. 23 vjeçari është hetuar për disa vjedhje, por kanë qenë situata të lehta.

Ndërkohë, është publikuar edhe fotoja e Renis Dobrës.

Autorët u hoqën si policë/ Ngjarja që tronditi Matin, si u

Viktima, Renis Dobra

“Mbrëmjen e djeshme, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat, shtetasi R. D., i cili ka  kallëzuar se djali i tij, shtetasi R. D., 23 vjeç, nuk ishte kthyer në banesë. Shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e 23-vjeçarit. Pas disa orësh kërkime, shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të 23-vjeçarit, pranë liqenit të Shkopetit, ndërsa automjeti i tij dyshohet se ka rënë në liqen. 

Në lidhje me këtë rast është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njofton policia.

Në lidhje me këtë rast është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Ndërkohë, nuk është gjetur ende automjeti tip ‘Benz’ i viktimës që ka rënë në ujërat e liqenit të Shkopetit.

 

10 ORE ME PARE

Detaje nga ngjarja në Mat/ 23-vjeçari me mavijosje në qafë, dyshohet se e kanë mbytur

Autorët u hoqën si policë/ Ngjarja që tronditi Matin, si u

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Mat, ku një 23-vjeçar është gjendur i pajetë pranë lumit të Shkopetit.

Burime për mediat bëjnë me dije se Renis Dobra, ka mavijosje në qafë ndërsa dyshohet se persona ende të pa identifikuar mund ta kenë mbytur dhe makinën ia kanë hedhur në liqen.

23-vjeçari dyshohet se mund të jetë mbytur me duar ose me ndonjë send tjetër të fortë.

Ka qenë një banor i zonës që gjeti të riun pranë liqenit të Shkopetit ndërsa ka njoftuar policinë.

Një natë më parë babai i viktimës denoncoi në polici humbjen e djalit duke thënë se e kishin marrë peng. Policia nisi kërkimet dhe e gjeti 10 metra larg liqenit trupin e pajetë të të riut.

Ndërkohë policia nuk ka zbardhur ende asnjë të dhënë në lidhje me arsyen e humbjes së jetës të të riut, ndërsa pritet ekspertiza e ekspertëve nga Tirana që kanë mbërritur në zonë.

Zbardhja e detajeve të plota të ngjarjes, pritet të jetë e vështirë, pasi e gjithë zona ka një mungesë të mbulimit me kamera sigurie.

“Mbrëmjen e djeshme, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat, shtetasi R. D., i cili ka  kallëzuar se djali i tij, shtetasi R. D., 23 vjeç, nuk ishte kthyer në banesë. Shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e 23-vjeçarit. Pas disa orësh kërkime, shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të 23-vjeçarit, pranë liqenit të Shkopetit, ndërsa automjeti i tij dyshohet se ka rënë në liqen. 

Në lidhje me këtë rast është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.”, njofton policia.

 

12 ORE ME PARE

E rëndë në Mat, gjendet i pajetë 23-vjeçari pranë liqenit të Shkopetit

Autorët u hoqën si policë/ Ngjarja që tronditi Matin, si u

Foto nga vendi i ngjarjes. Liqeni i Shkopetit, Mat

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një person ka humbur jetën.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Madhesh të Ulzës në bashkinë e Matit, ku një i ri është gjetur i pajetë.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është një 23-vjeçar i identifikuar si Renis Dobra, i cili u gjet i pajetë pranë Liqenit të Shkopetit dhe dyshohet për vrasje.

Ka qenë babai i viktimës, i cili ka bërë kallëzim në polici se i biri nuk është kthyer në banesë. Policia njofton se pas disa orësh kërkime, kanë gjetur trupin e tij të pajetë pranë liqenit të Shkopetit, ndërkohë që automjeti dyshohet se ka rënë në liqen.

Një grup i posaçëm hetimor është ngritur për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe nëse kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale. Dyshohet për vrasje, por rrethanat dhe autorët nuk dihen.

Burimet bëjnë me dije se 23-vjeçari nuk ka plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Dobra nuk ka precedentë të rëndë kriminalë, dhe njihej vetëm për disa raste vjedhjesh.

“Mbrëmjen e djeshme, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat, shtetasi R. D., i cili ka kallëzuar se djali i tij, shtetasi R. D., 23 vjeç, nuk ishte kthyer në banesë.

Shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e 23-vjeçarit. Pas disa orësh kërkime, shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të 23-vjeçarit, pranë liqenit të Shkopetit, ndërsa automjeti i tij dyshohet se ka rënë në liqen.

Në lidhje me këtë rast është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njofton policia.