Një ngjarje e rëndë tronditi Matin këtë të mërkurë, ku 23-vjeçari Renis Dobra, u gjet i vdekur në liqenin e Shkopetit. I riu, nuk ishte kthyer në shtëpi prej orësh dhe ishte babai i tij i cili i alarmuar kishte shkuar në Polici ku dhe kishte bërë kallëzim për humbjen e të birit.
Menjëherë efektivët e Matit nisën kërkimet për të riun dhe u njoftuan më pas nga një banor i zonës për të trup të pajetë të cilin e kishte gjetur pranë liqenit. Kur shkuan në vendin e ngjarjes konstatuan trupin e pajetë të 23-vjeçarit.
Ndërkohë që për mediat kanë folur edhe fqinjët e të riut, të cilët kanë pohuar seë ishte një djalë i urtë dhe jo problematik,
“Janë familje e mirë dhe ai si fëmijë ka qenë fëmijë, nuk merresh me një fëmijë, është krim ky. Nuk dimë çfarë të themi. I riu rregullohet! Familje shumë e rregull këtu në katun. Nuk e kemi gjë, fqinj jemi”, tha një prej fqinjve.
Kujtojmë se përmes një njoftimi zyrtar policia bëri me dije se mbrëmjen e djeshme, në Komisariatin e Policisë Mat u paraqit shtetasi me ininciale R.D, i cili kallëzoi humbjen e djalit të tij 23-vjeçar, Renis Dobrës.
Menjëherë policia nisi kërkimet, ndërkohë që më tej u lajmëruan nga një banor i zonës se buzë liqenit të Shkopetit kishte gjetur trupin e pajetë të një të riu dhe kishte një plagë në trup.
Kur efektivët mbërritën në vendin e ngjarje, ata kanë konstatuar dhe se në zonën e qafës kishte mavijosje çka ngjalli dyshime se Renis Dobra edhe mund të jetë mbytur me litar.
Dy janë shkaqet që mendohet se kanë çuar në këtë ngjarje të rëndë; një prishja e pazareve të drogës për shkak se në zonën përreth ka pasur raportime dhe ndërhyrje në parcela me kanabis; ose xhelozi për shkak të një marrëdhënie dashurie.
Një ngjarje tronditëse ka tronditur opinionin publik ditën e sotme, pasi u bë i ditur identiteti i të riut që u gjet i pajetë në breg të liqenit të Shkopetit. Viktima është 23-vjeçari Renis Dobra, i cili ishte shpallur në kërkim nga familjarët që mbrëmjen e kaluar, pasi ishte larguar nga banesa dhe nuk kishte më asnjë kontakt me ta.
Gazetari i Vizion Plus, Dritan Kurti, ka siguruar foton e të ndjerit dhe raporton mbi zhvillimet e fundit nga vendi i ngjarjes.
Sipas burimeve zyrtare, menjëherë pas denoncimit të bërë nga babai i tij në Komisariatin e Policisë Mat, strukturat policore nisën veprimet për kërkimin e tij. Përmes pamjeve të kamerave të sigurisë në qytetin e Burrelit, u bë e mundur identifikimi i automjetit që drejtonte i riu. Pamjet tregojnë se automjeti i tij është ndjekur nga një tjetër mjet përgjatë aksit rrugor Burrel–Skuraj, duke ngritur dyshime të forta për një rrëmbim me pasoja fatale.
Më tej, uniformat blu kanë konstatuar gjurmë të një automjeti në anën e poshtme të rrugës, që çuan më pas në zbulimin e një skene makabre. Trupi i pajetë i 23-vjeçarit u gjet pranë bregut të liqenit të Shkopetit, në një terren mjaft të thepisur që e bëri të nevojshëm ndërhyrjen me varkë për të nxjerrë trupin nga uji.
Këqyrja paraprake nga grupi hetimor hedh dritë mbi një skenar të rëndë: Dobra dyshohet se është dhunuar brutalisht, mbytur me litar dhe më pas është hedhur bashkë me automjetin në zonën pranë liqenit, për të fshehur gjurmët e krimit. Megjithatë, ende nuk është bërë e ditur nëse autori apo autorët janë identifikuar, ndërsa policia është vënë në ndjekje të çdo piste të mundshme, përfshirë motivet personale, hakmarrjen apo ndonjë konflikt kriminal.
Në vendin e ngjarjes mbërriti menjëherë grupi hetimor i drejtuar nga Kryeprokurori i Dibrës, z. Abaz Muça, ndërkohë që trupi i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë për një ekspertizë të thelluar që pritet të hedhë më shumë dritë mbi shkaqet dhe rrethanat e sakta të vdekjes.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje në opinionin publik dhe ngjallur reagime të ashpra në rrjetet sociale, ku qytetarët kërkojnë zbardhjen e plotë të krimit dhe vendosjen para drejtësisë të autorëve të këtij akti çnjerëzor. Autoritetet kanë siguruar se po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa hetimet vijojnë në disa pista paralele.
Kjo tragjedi e rëndë vjen në një kohë kur shqetësimet për sigurinë dhe krimin në vend janë gjithnjë e më të mëdha, dhe zbulimi i së vërtetës për vrasjen e Renis Dobrës pritet me ankth nga familja dhe opinioni i gjerë publik.
