Rr*zikoheni nga k*nceri! Ja si ta perdorni kondicionerin e makinës, per te ulur rr*ziqet

Gjatë ditëve me temperatura të larta, shumë drejtues automjetesh nxitohen të ndezin kondicionerin sapo futen në makinë, pa marrë parasysh një detaj të rëndësishëm për shëndetin: mos-hapjen e dritareve më parë.

Ekspertët paralajmërojnë se kur një mjet qëndron për orë të tëra në diell, sidomos në temperatura mbi 16°C, në brendësi të tij mund të krijohen përqendrime të larta të benzenit – një lëndë e dëmshme dhe potencialisht kancerogjene. Disa studime tregojnë se përqendrimi i benzenit në makina të mbyllura mund të shkojë deri në 2000–4000 mg, shumë më tepër se kufiri i pranueshëm për shëndetin e njeriut.

Benzeni mund të dëmtojë veshkat, mëlçinë dhe indet e tjera të trupit. Rreziku shtohet nëse kondicioneri ndizet menjëherë, ndërkohë që dritaret janë ende të mbyllura, pasi sistemi i ajrosjes fillimisht qarkullon ajrin e brendshëm, duke shpërndarë toksinat në të gjithë kabinën.

Çfarë këshillohet të bëni?
Për të shmangur këtë rrezik të padukshëm:

  • Sapo të futeni në makinë, hapni dritaret për disa minuta;

  • Lejoni që nxehtësia dhe gazrat e grumbulluara të dalin jashtë;

  • Vetëm pas kësaj, aktivizoni sistemin e kondicionimit.

Kjo është një mënyrë e thjeshtë, por efektive, për të mbrojtur shëndetin tuaj gjatë muajve të verës, kur automjeti mund të kthehet në një ambient me rrezik të lartë për organizmin.