Fifi ne gjendje të rëndë nga ndarja? Reagon Adis Patushi: Nuk e kuptoj ç’kam bërë, kërkova vetëm të..” (Foto)

Pas aludimeve të shumta për një ndarje të mundshme me këngëtaren Filloreta Raçi (Fifi), ka reaguar për herë të parë edhe bashkëshorti i saj, Adis Patushi.

Ai ka ndarë një postim të shkurtër, por me domethënie, në llogarinë e tij në Instagram, duke zgjedhur një poezi të njohur të Agim Doçit:

Sa isha gjallë më ndenjën ftohtë
Nuk e kuptoja çfarë kisha bërë
Doja nga njerëzit një fjalë të ngrohtë
Vetëm më iku, jeta e tërë…”

Ky postim është parë nga ndjekësit si një reagim emocional dhe indirekt ndaj situatës së fundit.

As Adis dhe as Fifi nuk kanë bërë ende një deklaratë të drejtpërdrejtë për të konfirmuar ndarjen, por veprimet e tyre në rrjetet sociale vazhdojnë të ngrenë pikëpyetje.

Pas ditësh të tëra spekulimesh dhe aludimesh në rrjete sociale, gjithçka duket se po shkon drejt konfirmimit: këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, është drejt ndarjes nga partneri i saj, Adis Patushi.

Dyshimet janë shtuar së fundmi pas disa veprimeve të këngëtares në TikTok, e cila ka shpërndarë disa video me përmbajtje të qartë emocionale, që lënë të kuptohet një përjetim i ndarjes.

Në një prej tyre thuhet: “Do të doja të mos të të kisha takuar kurrë, do të doja të mos të të kisha pëlqyer kurrë, të mos kisha humbur kohë me ty.”

“Nëse unë mund të dua të gabuarin kaq shumë, imagjino sa do ta dua të duhurin kur të shfaqet“, thuhet në një postim tjetër.
Apo nese me shikoni duke rene ne dashuri serish, me gjuani me force ne fytyre.

Këto janë disa nga videot e shpërndara nga Fifi:

Edhe pse nuk ka pasur ende një deklaratë të drejtpërdrejtë nga Fifi apo Adisi, gjestet e fundit janë parë si një konfirmim i heshtur nga ndjekësit e saj, të cilët i kanë shprehur mbështetje në komente, duke e inkurajuar që të ecë përpara.

Çifti, që më herët ishin mjaft aktivë në rrjete sociale me foto dhe dedikime, duket se kanë zgjedhur të ruajnë heshtjen për momentin.

Mbetet për t’u parë nëse Fifi do të vendosë të flasë publikisht për këtë kapitull të ri në jetën e saj.