Teoria e K*osit: Lëvizja e errët që po përgatit Rama dhe STUHIA qe po vjen, kush eshte EMRI qe po tr*mb Edi Ramen

Shkarkime masive, fadroma në mes të sezonit dhe spastrime nga brenda, një strategji frike për t’u paraprirë lëvizjes që mund t’i vijë nga jashtë partisë, por me mbështetje perëndimore…

Më pak se një muaj nga marrja e mandatit të katërt, Edi Rama, në mënyrë të papritur, ka nisur të trazojë të gjithë zonat që i siguruan fitoren më 11 maj. Në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Fier, po shkarkon drejtues të bashkive që, sipas të gjitha gjasave, kanë qenë edhe përgjegjësit kryesorë të organizimit elektoral. Në mes të sezonit turistik, ka dërguar fadromat në Theth, duke alarmuar dhe trembur turistët e huaj që kërkojnë të shijojnë natyrën.

Kushdo që e sheh me mendje të ftohtë këtë situatë, mendon se këto lëvizje po i bën një njeri në panik. Por Rama është më i fortë se kurrë: me një mazhorancë thuajse kushtetuese, me kontroll absolut mbi partinë dhe me një opozitë të përçarë e të rrënuar.

Çfarë e shtyn atë të sillet si i frustruar? Çfarë e bën të shkumojë e të shpërthejë pa arsye?

Kjo nuk duket të jetë një reagim i momentit. Është një strategji e menduar mirë për të imponuar frikë dhe kontroll, veçanërisht ndaj atyre që mund ta sfidojnë vërtet. Sipas disa analizave, faktorët ndërkombëtarë po shqyrtojnë mundësinë e një “plani B” politik për Shqipërinë, i cili do të fillonte me një figurë shumë të rëndësishme që mbaron mandatin në dhjetor: drejtuesi aktual i SPAK-ut.

Nëse ai nuk merr një mandat të dytë dhe vendos të hyjë në politikë me mbështetjen e Perëndimit, mund të jetë sfida më serioze ndaj Ramës që nga viti 2013. Në këtë kontekst, Rama ka nisur të përdorë teorinë e kaosit: të shkaktojë lëvizje të forta, të ngatërrojë fushatën e tij, të vendosë njerëz të opozitës në pozicione drejtuese dhe të krijojë një “zonë të mjegullt” për të gjitha palët.

Ai ka nisur nga Vlora, si gjithmonë nga simbolika. Nëse lind një lëvizje kundër tij, ajo do të nisë nga qytetet “kështjella”. E njëjta logjikë që përjetoi edhe PPSH në vitet ’90. Rama po e ndjek me kujdes modelin e Vuçiçit në Serbi, duke simuluar krijimin e një lëvizjeje të re politike, me fytyra të reja, por që kontrollohen prej tij. E gjithë kjo është një sinjal i qartë për ata që po përgatisin fundin e tij: unë nuk largohem pa ndëshkuar.

Është një lojë force, e nisur që tani për t’u përdorur në vjeshtë, kur krizat politike e sociale pritet të arrijnë kulmin./Pamfleti