A po hetohet Françeska Murati nga SPAK për pastrim parash? Historia e Drilona Boçi dhe Elvana Gjatës që ‘notuan’ në paratë ee

SPAK sinjalizoi disa ditë më parë se po përdor metoda të avancuara monitorimi online për të vëzhguar stilin e jetesës së personave nën hetim, si dhe të rrethit të ngushtë të tyre, por edhe për të marrë indicie për të nisur hetime pasurore. Kjo formë hetimore financiare zbatohet në një udhëzim të brendshëm që orienton hetuesit se si të zbulojnë pasuritë e pajustifikuara të personave të dyshuar për krim të organizuar, korrupsion dhe pastrim parash.

Hetuesit analizojnë profilet në rrjetet sociale, postimet në blogje, komentet në forume, galeritë e fotografive, si dhe videot e publikuara në platforma si YouTube. Këto burime ndihmojnë në përcaktimin e rrethit të miqve, interesave, vendet e argëtimit, si dhe pasuritë e dukshme dhe të fshehta, përfshirë automjetet që përdoren.

Figurat e trafikut të kokainës, prostitucionit, skemave të mashtrimit dhe korrupsionit, përgjithësisht, tregojnë kujdes maksimal, duke mos u ekspozuar. Shumica nuk kanë as fotografi, as rrjete sociale dhe në shumë raste nuk gjendet asnjë gjurmë rreth tyre, jo vetëm në burime të hapura, por as në skedarët e policisë. Por, njerëzit e lidhur me bosët e krimit, në kuptimin e ligjit anti-mafia, nuk i shpëtojnë tundimit të ekspozimit të luksit.

Pas rreth 70 % të investimeve pompoze, hoteleve të reja, kompanive të ndërtimit, biznesve që lulëzojnë nga hiçi etj., qëndrojnë histori të krimit të organizuar. Personazhe të pa skeduar për aktivitet kriminal përdoren si maska për pastrimin e parave produkt i krimit dhe korrupsionit.

Disa ditë më parë, ish banorja e BBV Françeska Murati ndau në Instagram blerjen e shtëpisë së parë tek kullat e Bashkim Ulajt, në zonën e njohur si Diga e Liqenit. Çmimi mesatar i një apartamenti në këtë zonë arrin nga 500 deri në 1 milionë euro. Shumë ndjekës kanë komentuar çmimin e shtëpisë, duke ngritur dyshime mbi burimin e parave.

Nga verifikimet në tatime, zonja Murati nuk rezulton të ketë të ardhura në Shqipëri. Nga ana tjetër, Murati ka sinjalizuar krizën martesore me bashkëshkrtin Ergys Murati në Britaninë e Madhe, për të cilin pretendon se merret me biznes.

Disa ditë pas ekspozimit, banesa e re e Franceska Muratit befas u përfshi nga flakët. Murati, përmes një posti, la të kuptohet se zjarri ishte shkaktuar nga pakujdesia, por ka dyshime se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe i urdhëruar nga një personazh i botës së krimit, pas mosmarrëveshjeve me ish missin.

Murati ka nxitur dhe këmbëngulur për të mbajtur policinë larg ngjarjes. Madje, për të zhvensosur vëmendjen nga flaka në shtëpi, ajo u shfaq duke udhëtuar me helikopter në jug të vendit. Në një video të postuar, ajo u shpreh se po udhëtonte nga Tirana drejt jugut për disa ditë pushime, duke thënë se “nuk kam nerva të bëjë tre orë rrugë me makinë”.

Në fakt rezulton se ish banorja e BBV thjeshtë ka bërë një foto tek një helikopter në Farkë. Mbetet për t’u parë nëse pas luksit të ekspozuar të Françeska Muratit fshihen histori me ‘shtëpi bari’ dhe trafiqe.

Në qershor të vitit 2024, Drilona Boçi festoi 10-vjetorin e martesës me Kristian Boçin. Duke treguar arrogancë dhe cenktësinë e atyre që pasuron përmes krimit, çifti u kujdes që në media të dilte detaji që vetëm lulet kishin kushtur 250 mijë euro, pjata argjendi, qëndisma të shtypura me lazer, lule, efekte skenike, fotografë, orkestra speciale, ekran Led 300 metra katrorë, luks kudo.

Burimi? Trafik droge dhe pastrim parash. Vetëm disa javë më pas Prokuroria e Tiranës kërkoi sekustrimin e një pasuri me vlerë 50 milionë euro të Kristian Boçit dhe gjashtë personave të tjerë të lidhur me të. Kristian Boçi allias Agustin Boçi allias Kristian Botsi, është dënuar në Belgjikë për trafik droge, ndërsa aktiviteti i tij kriminal shtrihej në disa shtete të Evropës.

Ndërkaq, Drilona Boçi rezulton se ka punuar në Kryeministri pas vitit 2015 si pjesë e Drejtorisë Antikorrupsion. Në një kohë kur përdorej nga bashkëshorti për pastrimin e parave duke blerë dhe hapur kompani fiktive, Drilona Boçi punonte si juriste pranë Njësisë Antikorrupsion në Kryeministri, duke ndjekur praktikat e korrupsionit në administratën publike.

Në paratë e kokainës ka ‘notuar’ edhe këngëtarja Elvana Gjata, e cila pas lidhjes me Ervin Matën, i njohur si Boli i Kokainës, nisi të ekspozonte luksin si Porsche luksoz, pushime 1 milionë euro java në Mykonos, charter, jaht, helikopter privat, drekë 10 mijë euro dhe akomodim në hotel 19 mijë euro nata.

Në vitin 2023, SPAK nisi një hetim pasuror ndaj këngëtares pasi në përgjime rezultoi se Elvana Gjata përdorej nga grupi kriminal për tranferim dhe pastrim parash.

Elvana Gjata është përfshirë në pastrim parash edhe me shoqen e saj, Drilona Boçi. Dy shoqet ‘lundronin’ në paratë e burrave trafikantë. Me Kontratë Noteriale Nr. 244, datë 24 janar 2017, Drilona Boçi i ka blerë për 1.2 milionë euro Elvana Gjatës dyqanin e fustaneve Altar në ish Bllok.

Dyqanin ia kishte bërë dhuratë Elvana Gjatës vetëm 5 muaj para shitjes, i fejuari i saj Ervin Mata, i njohur si Boli i Kokianës, me para të pista.

Përveç lidhjes me Elvanën dhe Bolin, Kristian Boçi ka pasur njohje dhe me persosnazhe të tjerë të Showbizit, të lakuar për pastrim parash. Bëhet fjalë për çiftin e sapo divorcuar Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, të cilët i ka zënë pak a shumë i njëjti hall, me 10 milionë euro pasuri të pajustifikuar.

Nga shëtitjet në jaht, dhurata, dreka e darka, festa e udhëtime me para të pista, dy çiftet e prishën raportin në mënyrë të befasishme. Por, Besi me Xhensilën besohet se mësuan kokainën nga kjo miqësi.

Këngëtarja është paraqitur disa herë në gjendje të rëndë në repartin e toksikologjisë të Spitalit Amerikan. Kokainën besohet se e merrte nga Kristian Boçi. Dy çiftet i ndërprenë raportet, pasi Xhensilës nuk po i pëlqenin disa sjellje të Boçit. Pas ndarjes së Besit me Xhensilën, Boçi shkroi se ‘më vjen keq vëllai im po më beso ke shpëtuar një herë e mirë nga qoftë largu‘, duke e krahasuar Xhensilën me një gjarpër./ LAJM I MARRE NGA MEDIA PRAPASKENA