Zbulesa që ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka kryer ndërhyrje estetike gjatë kohës që ndodhej në burg, vazhdon të shkaktojë tronditje dhe reagime të ashpra në opinionin publik. Zëri më i fortë në këtë drejtim është ai i aktivistes konservatore Evi Kokalari, e cila prej disa ditësh ka nisur një seri postimesh publike ku hedh akuza të drejtpërdrejta për favorizim dhe keqpërdorim të sistemit penitenciar në Shqipëri.
Në postimet e saj të fundit, Kokalari jo vetëm konfirmon përmes burimeve të saj se Salianji ka kryer mbjellje flokësh dhe ndërhyrje në hundë ndërsa ndodhej në burg, por shkon më tej, duke kërkuar hetim urgjent institucional dhe përgjegjësi nga vetë Kryeministri Edi Rama.
“Me thonë që ‘qumështori’, në nëntor të kaluar, pra dy muaj pasi hyri në burg, është shtruar tek Spitali Amerikan në Tiranë. Nuk ka qenë i sëmurë, por me siguri ka bërë procedurën, minimalisht të flokëve. Për hundën nuk dihet akoma”, shkruan Kokalari, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi mënyrën si është dhënë leja, nëse ka pasur autorizim mjekësor apo nëse është abuzuar me statusin politik.
“Kush e autorizoi? Kush e pagoi? Kush i dha luksin?”
Në reagimin e saj të dytë, Kokalari përshkruan me sarkazëm por edhe zemërim pamjen e re të Salianjit dhe ngre pyetje publike mbi financimin dhe lehtësitë që i janë dhënë një të dënuari për çështje penale.
“Nëse kjo është e vërtetë, ky është një skandal që kalon çdo normë. Imagjinoni të ndodhë kjo në Itali, Francë apo Amerikë. Të gjitha mediat do ishin ngritur në këmbë. Jeni kthyer më shumë se në një shtet bordello.”
Ajo kujton me ironi rastin e një qytetari që nuk mundi të paguante trajtimin në të njëjtin spital ku sipas saj u trajtua Salianji, duke ngritur edhe një krahasim të fortë shoqëror:
“Politikanët që duan të marrin dhe kryesinë e PD-së – ky s’ka për ta marrë kurrë – i përballojnë këto shpenzime nga qelitë e burgut. Ndërsa shqiptarë të tjerë janë nëpër burgje sepse nuk paguajnë dot ujin dhe dritat.”
Ish-e fejuara dhe “hyrja e Gridës”
Kokalari nuk ndalet vetëm tek ndërhyrjet estetike, por publikon edhe një tjetër aspekt të jetës personale të Salianjit, që sipas saj hedh dritë mbi rrethin social dhe marrëdhëniet me figurat publike brenda PD-së. Ajo thotë se i kanë dërguar foto të ish të fejuarës së tij – një vajzë avokate, shumë e bukur dhe me taban të djathtë – por sipas saj, marrëdhënia përfundoi sepse “ju fut Grida Duma”.
“Mos më bëni moral që flas për një çift mediokër që tani dashkan dhe kryesinë e PD-së, ndërkohë që në 8 janar ishin fizikisht gati të abuzonin demokratët.”
Reagimi i plote:
A ka reagim zyrtar?
Deri më tani, as Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, as Ministria e Drejtësisë dhe as vetë Spitali Amerikan nuk kanë bërë asnjë reagim publik për të sqaruar nëse Ervin Salianji ka qëndruar në këtë institucion shëndetësor gjatë kohës që ishte i dënuar me vendim penal. Po ashtu, asnjë zyrtar i PD-së apo vetë Salianji nuk ka komentuar mbi akuzat për ndërhyrje estetike.
Nëse akuzat e Kokalarit verifikohen, ky rast do të ngrejë precedent për trajtimin preferencial të figurave politike në sistemin e drejtësisë shqiptare, në një kohë kur shumë qytetarë janë të dënuar për vepra penale minimale dhe nuk përfitojnë as ndihmën bazike shëndetësore.