Ajka, vajza e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezaj, festoi sot 7-vjetorin e lindjes. Por, ndryshe nga pritshmëritë, prindërit e saj nuk ishin së bashku në këtë ditë të veçantë.
Besi organizoi një festë për Ajkën me pjesëmarrjen e familjarëve, kolegëve dhe miqve të tij të afërt. Në të njëjtën kohë, edhe Xhensila mbajti një tjetër festë për ditëlindjen e vajzës, por me një rreth tjetër të ftuarish dhe pa praninë e Besit.
Të dy prindërit festuan në mënyrë të ndarë, çka konfirmon për të disatën herë distancimin e qartë mes tyre që pas ndarjes.
Edhe në momente të rëndësishme si kjo, nuk janë parë bashkë në publik, duke shtuar bindjen se raportet mes tyre mbeten të tensionuara.
Pavarësisht ndasive, të dy kanë zgjedhur të jenë pranë vajzës në mënyrën e tyre, por larg njëri-tjetrit.