Emisioni “Fol me psikologen”, i cili po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje për temat tabu që trajton, këtë javë ka vendosur fokusin tek tema e s ksualitetit në shoqërinë shqiptare. E ftuar në studio ishte gazetarja dhe blogerja e njohur Zhaklin Lekatari, themeluese e platformës Tabu.al, e cila ndau me psikologen Ervisa Lula një pjesë të komunikimeve dhe përvojave me ndjekësit e saj.
Sipas Lekatarit, mbi 70% e personave që i shkruajnë janë burra dhe djem, të cilët kanë të njëjtin shqetësim:
“Pyetja që më bëjnë më shpesh është: Si mund ta zgjas aktin më shumë se 3 minuta? Më pyesin edhe kur ka filluar raporti, pra gjatë penetrimit, si ta kontrollojnë veten. Kjo, mendoj, është pasojë e mungesës së edukimit s ksual, mungesës së vetëbesimit dhe përvojës,” tha ajo.
“Njëri nuk dinte si bëhen fëmijët” – Pyetja më absurde që ka marrë ndonjëherë
E pyetur nga psikologia se cila ka qenë pyetja më absurde që ka marrë nga ndjekësit, Lekatari rrëfeu një histori të pazakontë:
“Një burrë mbi 30 vjeç më shkroi se gruaja e tij, ndërsa ishte shtatzënë, kishte pasur marrëdhënie edhe me dikë tjetër. Ai më pyeste kujti do t’i ngjante fëmija. Kur e pyeta nëse e dinte si ndodh ngjizja, më tha që s’kishte si ta dinte, sepse ai vetë s’kishte ngelur shtatzënë asnjëherë.”
Shokë me përfitime dhe marrëdhënie treshe – fenomene që ekzistojnë edhe në Shqipëri
Gjatë emisionit u diskutua edhe për tema që shpesh shmangen në biseda publike: “shokët me përfitime”, marrëdhëniet treshe, tradhtinë bashkëshortore dhe aktet s ksuale në distancë, përfshirë komunikimin me përmbajtje erotike në telefon.
Sipas Lekatarit, koncepti i “shokëve me përfitime” i referohet marrëdhënieve mes dy miqve, të cilët përfshihen në raport fizik, por pa lidhje sentimentale ose emocionale. Fenomen që, sipas saj, është prezent edhe në Shqipëri, sidomos tek të rinjtë urbanë.
Edhe marrëdhëniet mes tre personave, ndonëse të rralla, ekzistojnë dhe janë pjesë e realitetit, shtoi ajo.
“Meshkujt shqiptarë nuk dinë të bëjnë s” – Por pse ndodh kjo?
E njëjta deklaratë që bëri bujë muaj më parë u rikthye në diskutim, por këtë herë me më shumë sqarim. Lekatari theksoi se nuk është ofendim, por reflektim i një realiteti të trishtë:
“Ka shumë djem – por edhe vajza – që nuk njohin veten, nuk kanë bërë as hapin e parë të vetëeksplorimit. Nëse nuk e njeh trupin tënd, nuk mund të ndërtosh një përvojë të shëndetshme me dikë tjetër.”
Gruaja që shkoi tek hoxha sepse nuk përjetonte orgazmën
Ndër historitë që ndau gjatë emisionit, ishte edhe ajo e një gruaje që pas shumë vitesh martese nuk kishte përjetuar asnjëherë kënaqësi fizike dhe kishte kërkuar ndihmë tek një hoxhë, në vend që të shkonte tek një mjek apo psikolog.
“Ka shumë gra që nuk arrijnë të identifikojnë as çfarë është kënaqësia trupore. Dhe kjo nuk është vetëm çështje fizike – është sociale, kulturore, edukative,” tha Lekatari.
Emisioni “Fol me psikologen” vazhdon të thyejë tabu një nga një, duke sjellë në qendër të debatit çështje që deri më dje konsideroheshin të turpshme për t’u diskutuar publikisht.
Nëse shoqëria dëshiron të ecë përpara – duket se kjo bisedë sapo ka filluar.