Shtohen k*fshimet nga gjarpri dhe merimanga e zezë ne Shqiperi! Doktoresha tregon cfare te beni per te shpetuar jeten

Thatësira dhe temperaturat e larta kanë sjellë rritje të helmimeve nga kafshimi i gjarprit apo merimanges së zeze. Mjekët toksikologë thonë se në verë përballen me një shtim të rasteve të tilla kryesisht nga zonat rurale.

“Helmimet më të shpeshta biologjike janë ato që paraqiten nga kafshimi i gjarprit, merimangat, por merimanga e zezë më specifike dhe më i vështirë për tu trajtuar, pickimet nga akrepi. Në zona të Shqipërisë së mesme si Elbasani na kanë surprizuar si kafshimi nga gjarpri, shumë të vështira për tu trajtuar, por më shumë në zonat e fshatrave”, shprehet toksikologia Amarda Gashi.

Shqetësuese për mjekët është përdorimi i metodave popullore pas kafshimit nga gjarpri, duke sjellë vështirësi në trajtim madje në disa raste edhe infeksione të plagës.

“Të mos bëjnë më lidhje të nësisë, pra nëse të kafshon gjarpri në këmbë të mos e lidhin me fasha, të mos e çajnë të mos ta thithin dhe të mos ta çpojnë pasi helmi do bëjë pjesën e vet të penetrimit pavarësisht këtyre masave, dhe dëmtojnë qarkullimin e gjakut  në këmbë, fryrje të këmbës që është edema apo probleme të tjera, mund të shkaktojnë edhe infeksion të plagës që janë të vështira për tu trajtuar”, shprehet mjekja.

Por çfarë duhet bërë në rast se kafshoheni nga gjarpri, merimanga e zezë apo akrepi?

“Mund të pihet diçka për të qetësuar dhimbjet, mund të vendoset një kompresë e ftohtë ose akull dhe dërgohet në qendrën shëndetësore më të shpejtë”, thekson toksikologia.

Çdo qendër shëndetësore është pajisur me barin kundër gjarpërinjve i cili kurrsesi nuk duhet përdorur nëse blihet në farmaci pa konsultën e një mjeku.

Tv Klan