“O mjeran, ka kryer punë shoqja” / Befason Çim Peka: Ja posti i madh qe Edi Rama do i jape Yuri Kim

Çim Peka, gazetari që frymëzoi edhe Gim Neshon për shkrimin e famshëm që tronditi njëherazi Tiranën dhe Uashingtonin, ka lëshuar një tjetër “bombë” për opinionin publik.

Në një postim me informacion të klasifikuar sipas modelit të ‘qytetarit dixhital’, Peka i siguron shqiptarët se ambasadorja Yuri Kim “ka kryer punë” dhe se vetëm për disa muaj i është garantuar paga, për të shmangur hetimin administrative, por jo atë penal, – shkruan ai.

Sipas Pekës, e ardhmja diplomatike e Yuri Kim është mbyllur.

Ndonëse Departamenti Amerikan i Shtetit ka deklaruar zyrtarisht se ambasadorja Kim nuk është shkarkuar dhe se mbetet pjesë e strukturës së tij, me sa duket, kësaj radhe burimi i informacionit të Çimit duhet të jetë Gimi (Nesho).

Peka shkruan se shkarkimi i Yuri Kimit ka ardhur si pasojë e një skeme dizinformimi ndaj vetë qeverisë amerikane:

“O mjeran, ka kryer pune shoqja!

Dhe jo si pjese e riorganizimit por si pjese e dizinformimit qe i ka bere qeverise amerikane. 

Ky argumenti se nuk ka ik por iken pas disa muajsh eshte per ju qe mendoni se mund ta mbani edhe Yurin. 

Per disa muaj ajo e merr rrogen se ka bere marreveshje te pranoje largimin qe te mos kete hetim administrativ per te, por kjo marrveshje nuk parashikon hetimin penal. Ka kry pune bash per pisllekun anti/diplomatik qe ajo perfaqesoi ne Tirane.” – shkruan Peka.

Madje, ai shkon edhe më tej kur shkuran se “në shtator e keni tek stafi i Anjezës, këshilltare të Ramës. Mbajeni mend!”

Duke qenë se Çim Pekës zakonisht i dalin parashikimet, edhe kjo e Yuri Kimit duhet të jetë e vërtetë. Pavarësisht çfarë thotë DASH-i, atë punë e di Çimi.