17 vjecarja , policia ndalon babain, ja cfare ka ndodhur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të hënë qytetin e Vlorës. Një vajzë 17-vjeçare është vetëplagosur me armë zjarri në kokë në banesën e saj në lagjen “Kushtrimi” dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, në gjendje kritike për jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:40 të paradites. Vajza u dërgua fillimisht në spitalin e Vlorës nga familjarët, ndërsa plagët e rënda pranë syrit detyruan transferimin e menjëhershëm drejt Tiranës.

Sipas burimeve paraprake, dyshohet se e mitura, me inicialet H.H., është vetëplagosur pas një konflikti të fortë me babain e saj, me të cilin nuk jetonte, pasi prindërit ishin divorcuar. Mësohet se babai, Saimir H., kishte krijuar një familje të re dhe kishte kërkuar ta merrte vajzën në fshat, gjë që ajo e kishte refuzuar.

Pas ngjarjes, forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë shoqëruar me forcë të atin e vajzës për në komisariat. Saimir H. ka kundërshtuar shoqërimin, pasi kërkonte të shkonte në Tiranë për të ndjekur vajzën e tij, duke thirrur me dëshpërim: “Po më vdes çupa, ore!”

Policia është detyruar të përdorë forcën për ta futur në automjetin e shërbimit. Në vendngjarje ka qenë i pranishëm edhe drejtori i Policisë së Vlorës, për të ndjekur nga afër hetimet.

Njoftimi zyrtar i Policisë:

“Sot, rreth orës 11:40, është paraqitur në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore, një shtetase e mitur 17 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, në banesën e saj, në lagjen ‘Kushtrimi’. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”

Sipas bluzave të bardha, adoleshentja ka qenë e vetëdijshme kur ka mbërritur në ambientet e spitalit të Vlorës, por në momentin e parë ajo ka humbur ndjenjat dhe ka rënë në koma. Sipas mjekëve, ajo ka dy dëmtime në kokë: një në pjesën e syrit, afër tëmthit, dhe një tjetër në pjesën e sipërme të kokës, ku edhe plumbi ka dalë.

Mjekët thonë se 17-vjeçarja është e intubuar, ndërsa qëndrimi i saj ende në jetë është për shkak se gjaku ka dalë jashtë kokës dhe nuk ka hemorragji të brendshme.

Sipas policisë, e mitura është vetëplagosur me pistoletë dhe pasi është gjetur në banesë nga familjarët, është dërguar me urgjencë në spital.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:40 të së hënës, në lagjen “Kushtrimi” të qytetit të Vlorës.

Ngjarja ka ngjallur tronditje të thellë në opinionin publik dhe ka rikthyer debatin mbi marrëdhëniet familjare, mungesën e mbështetjes psikologjike për të rinjtë dhe sigurinë e armëve në familje. Hetimet vijojnë për të zbuluar rrethanat e plota të kësaj tragjedie.

Blutë e qytetit bregdetar njoftuan më herët se e mitura u gjet nga familjarët në banesën e gjyshërve dhe menjëherë u dërgua në spitalin e Vlorës, ku mjekët e intubuan menjëherë.

Por, për shkak të gjendjes  së saj të rënduar, mësohet se është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës ku dhe pritet të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore.

E teksa 17-vjeçarja është në luftë me vdekjen, Policia ka marrë në pyetje babain e të miturës. Një mosmarrëveshje mes saj dhe të atit dyshohet se ka shtyrë të renë që të ndërmarrë aktin ekstrem.

Gjithashtu mësohet se prindërit e vajzës prej vitesh ishin të divorcuar.