Ishte te shtëpia e gjyshërve, 17-vjeçarja q*llon veten me pl*mb në kokë,

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të hënë qytetin e Vlorës. Një vajzë 17-vjeçare është vetëplagosur me armë zjarri në kokë në banesën e saj në lagjen “Kushtrimi” dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, në gjendje kritike për jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:40 të paradites. Vajza u dërgua fillimisht në spitalin e Vlorës nga familjarët, ndërsa plagët e rënda pranë syrit detyruan transferimin e menjëhershëm drejt Tiranës.

Sipas burimeve paraprake, dyshohet se e mitura, me inicialet H.H., është vetëplagosur pas një konflikti të fortë me babain e saj, me të cilin nuk jetonte, pasi prindërit ishin divorcuar. Mësohet se babai, Saimir H., kishte krijuar një familje të re dhe kishte kërkuar ta merrte vajzën në fshat, gjë që ajo e kishte refuzuar.

Pas ngjarjes, forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë shoqëruar me forcë të atin e vajzës për në komisariat. Saimir H. ka kundërshtuar shoqërimin, pasi kërkonte të shkonte në Tiranë për të ndjekur vajzën e tij, duke thirrur me dëshpërim: “Po më vdes çupa, ore!”

Policia është detyruar të përdorë forcën për ta futur në automjetin e shërbimit. Në vendngjarje ka qenë i pranishëm edhe drejtori i Policisë së Vlorës, për të ndjekur nga afër hetimet.

Njoftimi zyrtar i Policisë:

“Sot, rreth orës 11:40, është paraqitur në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore, një shtetase e mitur 17 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, në banesën e saj, në lagjen ‘Kushtrimi’. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”

Ngjarja ka ngjallur tronditje të thellë në opinionin publik dhe ka rikthyer debatin mbi marrëdhëniet familjare, mungesën e mbështetjes psikologjike për të rinjtë dhe sigurinë e armëve në familje. Hetimet vijojnë për të zbuluar rrethanat e plota të kësaj tragjedie.