“Nëna ishte shtatzënë në filmin që shkriu shqiptarët”/ Vajza e Agim Bajkos befason te gjithe: Ja cfare po i ndodh aktorit te madh

“Edhe kështu, edhe ashtu” është një nga filmat më të njohur humoristik në historinë e kinematografisë shqiptare.

Vajza e aktorit të mirënjohur, Agim Bajkos, Blerina tregon për “Top Story” një nga momentet pikante të këtij filmi.

Ajo shprehet se nëna e saj ishte shtatzënë me të në momentin që filmi po xhirohej dhe në disa raste, aktori ngatërron emrin e protagonistes me atë të partneres së tij.

Blerina gjithashtu shton se do të bëjë çmos që të rikthejë dhe njëherë në teatër babanë e saj, pasi mendon se ai ka ende shumë për të dhënë.

“Jam shumë krenare për emrin e babit tim. Nuk kam dëgjuar askënd të fliste pa respekt për të. Nga aktorët, studentët dhe kolegët. E kam njohur më shtrenjtë babain nga fjalët që kanë thënë të tjerët për të. Kjo më ka bërë që të ndaloj dhe të kuptoj se kush është vërtet Agim Bajko, sepse kur e ke afër, nuk e kupton madhështinë. Kam jetuar 25 vite jashtë dhe kur vija në Tiranë, më mbronte nga çdo gjë që mund të më bënte të mendoja ndryshe. Kur kam ardhur përfundimisht në Tiranë, e kuptova nga fjalët e të tjerëve se kush ishte babai im. Duke jetuar larg, kisha atë etjen për ta njohur sa më shumë.

‘Edhe kështu edhe ashtu’, përveç se është filmi im i preferuar, gjatë kohës së regjistrimeve, mamaja më priste mua. Dhe nëse e sheh, në disa raste, babai nuk e thërret ‘Alma’, emrin e protagonistes, por ‘Alba’, që është emri i nënës time. Më mungon ta shoh babain tim në ekran, sepse kur mbaroi eksperienca në ‘Bypass Show’, 13 vite një emision revolucionar, përtej satirës, një projekt që dha shpirtin… mua më ka marrë malli ta shoh në teatër dhe jam e sigurt që ka shumë për të dhënë. Unë do bëj çmos që ai ta bëjë dhe do ia dal”, u shpreh Blerina.

Top Channel